Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Dhjetë sportistë do të marrin bursë vjetore nga Komuna e Gostivarit

Gostivar, 28 janar – Dhjetë gostivaras të rinj të cilët merren me sport do të marrin bursa prej nga tre mijë denarë çdo muaj. Këtë vendim e solli këshilli i Komunës së Gostivarit në mbledhjen e sotme.

Në mesin e bursistëve më së shumti ka sportistë të rinj dhe të talentuar të cilët kanë ngjarje të shënuara në klubet amë që marrin pjesë në kampionatet nacionale në basketboll, skijim, hendboll, karate dhe futboll.

Në arsyetimin para anëtarëve të këshillit, Berat Jakupi, një nga propozuesit dhe autor i Rregullores për mirënjohje dhe shpërblime nga fusha e sportit, përmendi se në Gostivar ka mjaft sportistë të talentuar dhe mbështetja e këtillë do të jetë e mirëseardhur për ta, e për disa edhe e domosdoshme. Ai theksoi se komuna për herë të parë ndan lloj të këtillë të mbështetjes dhe prandaj është mbajtur llogari gjatë zgjedhjes së fundit.

Në bazë të rregullores së miratuar, komisioni adekuat bëri selektimin dhe propozoi bursa prej nga tre mijë denarë në muaj, nga ky muaj deri në fund të vitit 2021, të marrin: Sara Premçevska, Shpat Azizi, Erion Neziri, Berkaj Shaini, Lluka Srafimovski, Redon Sefuli, Valentin Bozhinoski, Igli Hasani, Daim Muharremi, Amina Abduraimi.

Rregullorja për mirënjohje dhe shpërblime nga sfera e sportit ishte miratuar në tetor të vitit 2019 në mënyrë që të caktojnë kritere dhe shpërndarje më të drejtë të mbështetjes së sportistëve në Komunën e Gostivarit. (Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

Llajka: Vala e nxehtësisë ndikon edhe ndaj kafshëve, qytetarët të kenë kujdes me kanakarët e tyre

Z H

Normalizohet komunikacioni hekurudhor, makinistët e kanë ndërprerë bojkotin

Z H

Sllovenia dërgon 16 automjete dhe 46 zjarrfikës

Z H

Promovohet pulla postare kushtuar 20 vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit

Z H

Zhurnal mëson / Pas 22 viteve, Policia Pyjore në Shkup me udhëheqës shqiptar

R Zh

Lëshohet në përdorim aplikacioni CommoPass për udhëtim jashtë vendit

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...