Kronika Maqedoni

Dhjetëra çiklistë në vit e humbin jetën në aksidente në shtet

Zhurnal Ads

Shkup, 22 shtator – Zhurnal.mk – Në nivel botëror 97 për qind e çiklistëve të vdekur në aksidente nuk kanë pasur kaskë mbrojtëse, tregojnë të dhënat që i publikon Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacionin e Rrugëve (KRSKRR) me rastin e Javës evropiane të mobilitetit.

Prej atje sot apeluan deri te çiklistët të jenë përgjegjës, t’i respekojnë rregullat dhe dispozitat në komunikacion dhe rregullisht të përdorin kaskë mbrojtëse.

Siç informon KRSKRR, në nivel botëror, dy për qind e personave të vdekur në aksidente janë çiklistë, ndërsa më së shpeshti lëndime vdekjeprurëse te çiklistët me lëndime në kokë. Te ne mesatarisht në nivel vjetor dhjetëra çiklistë e humbin jetën në aksidente.

Sipas Ligjit për siguri në komunikacion të rrugëve, një çiklist kur merr pjesë në komunikacion duhet të mbajë kaskë mbrojtëse, por KRSKRR tregon edhe se ligji nuk parashikon kurrfarë sanksioni nëse çiklisti nuk përdor kaskë.

“Një nga arsyet pse ligji nuk parashikon shfrytëzim të obligueshëm të kaskës është fakti se një numër i madh i çiklistëve, ndërsa gjtihashtu edhe Federata Evropiane e Çiklistëve, konsiderojnë se nëse shfrytëzimi i kaskës mbrojtëse është i obligueshëm dhe nëse mosshfrytëzimi sanksionohet, atëherë dukshëm do të zvogëlohet numri i personave të cilët përdorin biçikletë si mjet transportues të komunikacionit dhe në atë mënyrë do të humben të gjitha përfitimet të cilat i sjell shfrytëzimi i biçikletës si mjet transportues. Sipas citimit nëse do të përdorë kaskë apo jo, vendimin e mban vetë çiklisti”, thonë nga KRSKRR.

Në informatat dhe këshillat praktike nëse është mirë çiklistët të mbajnë pajisje përkatëse, para se gjithash kaskë mbrojtëse dhe si ta përdorin KRSKRR e potencon mbrojtje e kokës dhe citon se sipas hulumtimeve ndërkombëtare, gjatë aksidenteve me biçikletë prej 22 deri 47 për qind e çiklistëve marrin lëndime në kokë, ndërsa 75 për qind e çiklistëve në aksidente vdesin për shkak të lëndimeve në kokë.

Nga KRSKRR e potencojnë edhe mbrojtjen e ndikimeve të jashtme kohore dhe sqarojnë se kaska e mbron kokën nga ekspozimi direkt në diell dhe në rast të shiut nuk lejon shiu të hyjë në sy, me çka përmirësohet dukshmëria te çiklisti.

Një nga arsyet për shkak të së cilës vuajnë çiklistët në komunikacion, potencojnë, është ajo që shoferët nuk i vërejnë në kohë çiklistët. Me mbajtjen e kaskës mbrojtëse me ngjyrë të ndritshme dhe sipërfaqes reflektuese dukshmëria e biçikletës është shumë më e madhe, potencon KRSKRR dhe plotëson se që të mundësohet mbrojtje adekuate kaska duhet të përdoret në mënyrë të drejtë.

Postime të ngjashme

Zbulohet lëndë narkotike në burgun e Strugës

XH,I

Analistët: Emërimi i Grubit në 4 poste, Ahmeti po shkelë mbi ish-luftëtarët e UÇK-së!

R ZH

LSDM: Mickoski dhe VMRO-DPMNE-ja nuk kanë ndjenjë për interesat shtetërore dhe kombëtare

XH,I
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...