Dhjetëra deputetë kanë kandiduar për kryetarë komunash, priten ndryshime në përbërjen parlamentare

Shkup, 1 shtator – Dhjetëra deputetë nga parti të ndryshme parlamentare do të hyjnë në garën zgjedhore për kandidatë për kryetarë komunash, kështu, varësisht nga rezultatet në disa komuna, nuk përjashtohen ndryshime kadrovike të Kuvendit pas zgjedhjeve, transmeton Zhurnal.

 

Në Kuvend sot do të mbahet vazhdimi i seancës plenare, e para pas përfundimit të pushimeve verore të deputetëve.

Parlamenti e fillon sesionin e vjeshtës në sallën e vjetër plenare ku deputetët hynë në fillim të qershorit sivjet, dhjetë muaj pasi seancat i mbanin në sallën e madhe me kupola, ku u vlerësua se plotësohen kushtet për mbajtje të distancës fizike.

Kuvendi sot duhet të vazhdojë seancën e 45të, ku në rend dite janë disa vendime ligjore, kërkesa për interpretim autentik dhe raporte vjetore për punën e disa institucioneve shtetërore dhe trupave. Janë caktuar dhe seanca të komisioneve për sistem politik, për çështje ekonomike dhe komisionit juridiko ligjvënës. Seanca e parë plenare do të fillojë më 14 shtator.

Deputetët kthehen në punë në Kuvend, një muaj e gjysmë para zgjedhjeve lokale. Kur i shpalli zgjedhjet në fillim të gushtit, Xhaferi tha se në periudhën prej 20 ditëve nga fillimi ifushatës, më 27 shtator, Kuvendi nuk do të punojë.

Dhjetëra deputetë nga parti të ndryshme parlamentare hynë në garë zgjedhore si kandidatë për kryetarë komunash, kështu që, në varësi prej rezultateteve, nuk përjashtohen ndryshime kadrovike në përbërjen e Kuvendit pas zgjedhjeve.//Zhurnal.mk

Related posts

Goshev: Zaev me vetëdije e margjinalizoi Dimitrov nga kontesti me Bullgarinë

R Zh

Dorëhiqet Artan Etemi: Kam nxjerrë kufomat me duart e mia, përjetova trishtim!

Redaksia

Seancë e komisioneve për çështje evropiane, sistem politik dhe çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com