Agjencia Zhurnal.mk

Dhjetëra imigrantë gjenden në kontejnerin frigorifer në tragetin që po shkonte në Britani

Autoritetet holandeze i kanë gjetur 25 imigrantë të mbyllur në një kontejner frigorifer, i cili po transportohej nga një traget që ishte nisur nga Holanda drejt Britanisë së Madhe.

Sipas një deklarate të publikuar në një faqe qeveritare në internet, të gjithë imigrantët e gjetur në traget ishin të gjallë, ndërsa në mesin e tyre raportohet se ishte edhe një fëmijë.

Trageti i kompanisë “Seaways” ishte nisur nga porti në Vlaardingen të Holandës për të shkuar në Suffolk të Anglisë, por u kthye menjëherë prapa pasi u gjetën këta njerëz.

Në port, tragetin e pritën 20 auto-ambulanca dhe dy imigrantë u dërguan në spital për shkak të hipotermisë (temperaturës së ulët trupore). Pjesa tjetër e imigrantëve iu nënshtrua kontrolleve të zakonshme mjekësore para se të merrej nga policia.

Prejardhja kombëtare e imigrantëve nuk dihet ende, por raportohet se shumica e tyre ishin burra.

“Prioriteti kryesor është kontrollimi i gjendjes së tyre shëndetësore. Kjo ka të bëjë me jetën e njerëzve dhe gjëja kryesore është që ata të gjithë janë mirë”, tha Mirjam Boers, zëdhënëse e policisë në Rotterdam.

Policia gjithashtu njoftoi se vozitësi i tragetit është arrestuar dhe është duke u marrë në pyetje nën dyshimin për krimin e trafikimit të njerëzve, shkruan “The Guardian”

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...