Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Dhjetëra persona të vrarë në një sulm me makinë-bombë në Afganistan

Të paktën 30 pjesëtarë afganë të sigurisë janë vrarë si pasojë e një sulmi vetëvrasës me makinë-bombë, në një bazë ushtarake në provincën Gazni të Afganistanit, kanë thënë zyrtarët.

Të paktën 24 persona të tjerë janë plagosur në shpërthimin e 29 nëntorit, i cili ka ndodhur në hyrje të një bazë ushtarake në mëngjesin e së dielës.

Një zëdhënës për Ministrinë e Brendshme afgane ka konfirmuar sulmin me makinë-bombë, mirëpo nuk ka ofruar informacione për viktima.

Ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Provinca Gazni është përballur me luftime të rregullta në mes të forcave afgane të sigurisë dhe militantëve talibanë në muajt e fundit.

Rreth 10 prej 19 qarqeve të kësaj province janë nën kontrollin taliban.

Në gusht të vitit 2018, militantët talibanë kanë kryer një ofensivë të ashpër kundër qytetit Gazni, duke lënë të vdekur qindra ushtarë, militantë dhe civilë.

Më 29 nëntor edhe një tjetër sulm vetëvrasës me makinë-bombë është raportuar në jug të Afganistanit, duke lënë të vdekur të paktën tre persona dhe duke plagosur 12 të tjerë.

Shefi i provincës Attajan Haqbayat, makina e të cilit ka qenë në vendin e sulmit, i ka mbijetuar sulmit me plagë të lehta.

Postime të ngjashme

BE humb betejën ligjore ndaj kompanisë AstraZeneca për furnizimin me vaksina

Dafina Vidishiqi

Udhëtarët nga Mbretëria e Bashkuar do të duhet të hyjnë në karantinë me të mbërritur në Itali

Dafina Vidishiqi

Guterres riemërohet Sekretar i Përgjithshëm i OKB-së

Dafina Vidishiqi

Minatorët gjejnë diamant në Botsvana, mund të jetë i treti më i madh në botë

Dafina Vidishiqi

ANALIZA/ Aromë détente – Amerika dhe Rusia kthehen në diplomacinë tradicionale të fuqisë së madhe

Bekim Laçi

Rekord infektimesh në Moske, 9 mijë raste në 24 orë

Bekim Laçi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...