Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Dhjetëra të vdekur nga përmbytjet në Indonezi dhe Timorin Lindor

Mbi 70 njerëz humbën jetën si pasojë e përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut, që shkaktuan shirat në Indonezi dhe Timorin Lindor.

Zëdhënësi i Agjencisë indoneziane të Zbutjes së Katastrofave, Raditya Djati, tha se 55 vetë kanë vdekur në Indonezi, ndërsa mbi 40 të tjerë janë ende të zhdukur.

Këto shifra patjetër se do të ndryshojnë, paralajmëroi ai.

“Balta dhe moti ekstrem janë bërë një sfidë serioze dhe mbeturinat e grumbulluara po i pengojnë ekipet e kërkimit dhe shpëtimit”, tha Djati për situatën në Indonezi.

Në Timurin Lindor, autoritetet thanë se së paku 21 njerëz humbën jetën.

Shumë nga viktimat besohet të jenë nga kryeqyteti i vendit Dili.

Presidenti i Indonezisë, Joko Widodo, shprehu ngushëllimet e tij dhe u bëri thirrje njerëzve qe t’i ndjekin këshillat nga zyrtarët, gjatë periudhave ekstreme të motit.

Shirat sezonalë shpesh shkaktojnë përmbytje dhe rrëshqitje dheu në Indonezi, një arkipelag me 17,000 ishuj, ku miliona njerëz jetojnë në zona të thella malore ose pranë fushave të përmbytjeve.

Në janar të këtij viti, 40 njerëz vdiqën nga përmbytjet në qytetin Sumedang në ishullin Java./rel

Postime të ngjashme

“Takimi Mitsotakis-Erdogan, një hap drejt një vere më të qetë”

Bekim Laçi

Si skenë filmash, grabitësit sulmojnë furgonin e blinduar në mes të Italisë

Bekim Laçi

Kremlini nuk pret marrëveshje në samitin Putin-Biden

Bekim Laçi

Dalin pamjet, në laboratorin e Wuhanit kishte lakuriqë nate të gjallë

Bekim Laçi

OBSH: Numri i të infektuarve me coronavirus po bie, por jo edhe i të vdekurve

Bekim Laçi

Biden takon zyrtarë të lartë të BE për rifillimin e marrëdhënieve transatlantike

Bekim Laçi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...