Dhjetëra viktima nga temperaturat e larta në Kanada

Dhjetëra njerëz kanë vdekur në Kanada mes një valë të paparë nxehtësie që ka thyer rekord.

Policia në zonën e Vancouver u është përgjigjur më shumë se 130 vdekjeve të papritura që nga e premtja. Shumica prej tyre ishin të moshuar ose që kishin probleme shëndetësore, transmeton rtv21.tv.

Kanadaja theu rekordin e saj të temperaturave për të tretën ditë radhazi të martën me 49.5 gradë Celsius.

Veri-perëndimi i SHBA-së ka parë gjithashtu rekorde të temperaturave, kështu duke lënë të vdekur disa njerëz.

Ekspertët thonë se ndryshimi i klimës pritet të rrisë frekuencën e ngjarjeve ekstreme të motit, të tilla si valët e nxehtësisë./21Media

Related posts

Turqisë i kërkohet ta ndryshojë ligjin për ofendim të presidentit

D V

Para zgjedhjeve të përgjithshme në Gjermani, Rusia dezinformon për të mbjellë mosbesim në rrjete sociale

D V

SHBA kundërshton thirrjen e OBSH-së për të pezulluar vaksinimin

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More