Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Dhjetra të arrestuar në marshimin kundër Lukashenkos në Bjellorusi

Zhurnal Ads

Autoritetet bjelloruse arrestuan dhjetra protestues gjatë demonstratave që po vazhdojnë, në përpjekje për ta rrëzuar nga presidenca Aleksandër Lukashenkon.

Është njoftuar për të paktën 130 të arrestuar në Minks dhe Barauliany, sipas grupit për të drejtat e njeriut Vyasna. Edhe arrestime tjera janë raportuar në gjithë vendin.

Kjo është java e dytë që demontratat në Bjellorusi mbahen me metodën “Marshi i Fqinjëve”. Opozita shfrytëzon këtë strategji si një mënyrë e decentralizimit të protestës duke e bërë më të vështirë kontrollin e aktivistëve nga policia.

Shërbimi bjellorus i Radios Evropa e Lirë njofton se forcat e rendit përdorën gaz lotsjellës dhe granata çorientuese kundër demonstruesve. Në Minsk nuk kishte qasje në internet ndërsa stacioni qëndror i metros ishte i mbyllur.

Nuk dihet numri i pjesëmarrësve në demonstratë.

Protestat në Bjellorusi nuk kanë të ndalur që nga zgjedhjet e kontestuara presidenciale të 9 gushtit, të cilat i dhanë zotit Lukashenko mandatin e gjashtë presidencial. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian nuk e njohin rizgjedhjen e tij në këtë post.

Opozita kërkon dorëheqjen e Aleksandër Lukashenkos, lirimin e të burgosurve politikë dhe zgjedhje të reja.

Gjatë një vizite në një spital në Minsk më 27 nëntor, zoti Lukasheno la të nënkuptohet se ai mund të japë dorëheqjen nëse miratohet një kushtetutë e re.

“Nuk do të punojë me ju si president nën një kushtetutë të re” tha një agjenci shtetërore e lajmeve duke cituar Lukashenkon.

Ai ka kërkuar disa herë kushtetutë të re, por opozita i ka cilësuar thirrjet si përpjekje për të fituar kohë dhe qëndruar në pushtet.

Ish menaxheri i një ferme kolektive, 66 vjeçari Lukashenko, drejton Bjellorusinë nga viti 1994.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Deti Japonisë kthehet në arenë përplasjesh, luftanije ruse largon me ‘forcë’ anijen amerikane

S.B.

SHBA, rekord ditor infeksionesh me koronavirus

S.B.

BBC reportazh në kufirin shqiptaro-grek/ Pse rruga më e madhe e kanabisit në Evropë është kaq e vështirë të mbyllet

S.B.

Urdhërohet mbyllja e thertores gjermane pas rasteve me koronavirus

admin

Seuli fillon hetimin/ 13 viktima pas vaksinës së gripit

admin

Irani përkujton 1 vjetorin e vrasjes së gjeneral Soleimanit

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...