Agjencia Zhurnal.mk.

Dhoma e Përfaqësuesve voton për t’i dhënë fund autorizimit për luftën në Irak

Dhoma e Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara miratoi të enjten një projekt-ligj që do të shfuqizonte autorizimin e përdorimit të forcës ushtarake në Irak që ka qenë në fuqi që nga viti 2002.

Mbështetësit e kësaj mase thonë se shfuqizimi është i nevojshëm për të kufizuar kompetencat presidenciale për luftë.

Votimi 268-161 në Dhomën e Përfaqësuesve erdhi një ditë pasi udhëheqësi i shumicës në Senat, Chuck Schumer njoftoi mbështetjen e tij për këtë legjislacion, duke thënë se do të parandalonte veprimet e “aventurizmit ushtarak”, si autorizimi i Presidentit Donald Trump për një sulm ajror në vitin 2020 në një aeroport të Bagdadit.

Komandanti iranian Qasem Soleimani u vra gjatë këtij sulmi.

“Lufta në Irak ka mbaruar prej gati një dekade”, tha Senatori Schumer. “Autorizimi i miratuar në vitin 2002 nuk është më i nevojshëm në vitin 2021”.

Zoti Schumer tha se ai ka planifikuar një votim të Senatit mbi masën e shfuqizimit më vonë këtë vit, ndërsa në Senat Komisioni i Marrëdhënieve me Jashtë tha se do ta shqyrtonte atë në një takim javën e ardhshme.

Shtëpia e Bardhë u shpreh në një deklaratë të hënën se mbështeste legjislacionin dhe theksoi se operacionet aktuale ushtarake nuk mbështeten në autorizimin e vitit 2002.

Ligjvënësi republikan Michael McCaul sinjalizoi se ai do ta kundërshtonte projekt-ligjin e Dhomës së Përfaqësuesve. Republikanët kryesorë në Komisionin e Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve ranë dakord se reforma “është e nevojshme”, por shtuan se një përpjekje serioze do të përfshinte bisedime me udhëheqësit e sigurisë kombëtare dhe një strategji të re për të trajtuar luftën në zhvillim ndaj terrorizmit.

Kushtetuta amerikane i jep Kongresit autoritetin për të deklaruar luftë. Kjo fuqi është zhvendosur megjithatë drejt presidentit, pasi Kongresi ka miratuar të ashtuquajturat autorizime për “luftë të përhershme” (Autorizimi për Përdorimin e Forcës Ushtarake), të cilat nuk kanë skaduar.

Shembujt përfshijnë luftën në Irak të vitit 2002 dhe luftën kundër al-Kaidës dhe mbështetësve të saj pas sulmeve terroriste në Shtetet e Bashkuara më 11 shtator 2001.

Disa ligjvënës thonë se edhe rezoluta e vitit 2001 për të luftuar terrorizmin që u miratua pas sulmeve të 11 shtatorit, gjithashtu duhet të rishikohet.

Related posts

Forcat ukrainase sulmojnë aeroportin ushtarak rus në Krime

Xh M

Zef Berishaj atdhetari që dhuroi 50 mij dollarë për ndërtimin e Kishës në malin e Kakariqit

Xh M

Rund i ri i dialogut në Bruksel për çështjen e dinarit serb

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy