Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

“Dhoma publike”, reagon Forumi Rinor Islam

Shkup, 30 janar – Duke u bazuar në ngjarjet e fundit që po e kaplojnë shoqërinë e që në theks të veçantë e kanë abuzimin e të rinjve që rezulton në prishje tërësore të moralit shoqëror Forumi Rinor Islam shpreh këtë reagim fillimisht deri tek familja si institucion më i rëndësishëm i shoqërisë dhe së dyti deri tek të gjitha institucionet shtetërore dhe organizatat që merren me avancimin dhe edukimin e të rinjve.

Riaktivizimi i grupeve të ashtuquajtura “Dhoma Publike” të dirigjuara nga një grup individësh tek të cilët supozohet që anëtarë janë një numër i madh i të miturve të cilët kanë një qasje të lehtë të shpërndarjeve vulgare paraqet një rrezik i cili po i rishfaqet shoqërisë.

Së pari, kërkojmë nga familjet të kenë edhe më shumë kujdes në lidhje me këto fenomene me të cilat po ballafaqohen anëtarët e tyre të rinj. Së dyti, ju bëjmë thirrje, të gjitha institucioneve shtetërore dhe organizatave joqeveritare të jenë më vigjilent me rrezikun shoqëror që po na kanoset nga individ të cilët po krijojnë hapësirë të keqpërdorimit dhe qasjes më të lehtë deri tek privatësia e të miturve.

I ftojmë të gjithë qytetarët që të raportojnë në rast se janë viktimë e abuzimit dhe institucionet shtetërore që të monitorojnë dhe të zbardhin rastin si dhe të veprojnë nëse identifikohen vepra penale.

Postime të ngjashme

Moti për ditët në vijim në Maqedoni

D V

Xhambaski: Nëse respektohen “vijat e kuqe”, komisioni maqedono-bullgar nuk do të mund të funksionojë

D V

OBRM-PDUKM: Mini-Shengeni nuk është një alternativë e BE -së

D V

Priten variante të ndryshme të Covid-19! Mund të rekomandohet marrja e dozës së tretë e vaksinës

D V

Edhe katër të rinj arrestohen pasi kapen me marihuanë!

R Zh

Zaevi për “Ballkan të Hapur”: Derisa BE-ja nuk e përmbush premtimin, ne do punojmë për një jetë më të mirë

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...