Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Dhuna në familje, 22 raste për 1 muaj në Pollog! Ndonjëherë edhe burrat janë viktimë e dhunës në familje

Shkup, 6 janar – Vetëm në muajin dhjetor në rajonin e Pollogut në sektorin për punë të brendshme Tetovë janë paraqitur 22 raste të dhunës në familje.

Por dhuna  në familje nuk është vetëm ndaj grave. Ka  raste si dhunë ndaj burrave si dhe dhunë e fëmijëve ndaj prindërve.

“Gjatë muajt dhjetor në sektorin për punë të brendshme Tetovë janë regjistruar 22 raste të dhunës në familje  nga të cilët 20 kanë të bëjnë me lëndim trupor dhe dy  rrezikim të sigurisë, nga ku 14 janë  në rajonin e Tetovës dhe  tetë në Gostivar  kryesisht në dhunën në familje është regjistruar dhuna e burrave ndaj grave, por nuk mungojnë edhe rastet ku kryhet dhunë e grave ndaj burrave”. Tha Fatmir Rexhepi – zëdhënës i SPB-Tetovë.

Karantina ka  bërë që dhuna në familje të rritet, thotë Xhane Krajshovës  nga Forumi i Gruas. Sipas saj izolimi dhe masat qeveritare kanë bërë që burrat të jenë të pranishëm më shumë në shtëpi dhe kjo ka rritur konfliktin  në familje dhe në të shumtën e rasteve kalon në  dhunë fizike.

“Pasi tërë kohën jemi të izoluar  dhe nuk komunikojnë me shoqërinë  dhe nuk jemi në vende pune dhe burrat janë ata të cilët  e shfrytëzojnë dhe shtëpinë si zyrë  dhe komunikojnë me vendin e punës. Mirë, por gratë janë të angazhuar për punët e shtëpisë për rritjen e fëmijëve për përkujdesjen e më të moshuarave, ata pësojnë në rend të parë nga dhuna”, u shpreh Xhane Krajshova – Forumi i gruas.

 Nga Forumi i gruas thonë se  edhe gratë janë në një periudhë depresioni dhe kjo ka bërë që në  disa raste edhe gratë të ushtrojnë dhunë ndaj burrave.

 “Ka edhe burra që ankohen që ushtrohet dhunë ndaj tyre  edhe atë dhunë psikologjike në të shumtën e rasteve pasi gratë janë të stresuar dhe kanë  nevojë ta shprehin atë shtypje psikologjike  dhe reagojnë në njëfarë mënyre”, potencoi Xhane Krajshova.

Nga Forumi i gruas thonë se  kohëve të fundit numri i denoncuesve  është në rritje edhe atë në krahasim nga viti 2019 dhe 2020. Numri i grave që denoncojnë dhunën në familje është rritur për 35%.

Postime të ngjashme

Bilall Kasami: 2 deputetë të opozitës shqiptare do t’i bashkohen shumicës

R Zh

Editorial në News Week / Biden të luftojë për drejtësinë në Ballkan

R Zh

Ministri Hoxha takon prodhuesit e orizit

T E

Votëbesimi i Qeverisë mund përsëri të vendoset në test, pa kaluar 90 ditë

T E

Zjarr tek liqeni Treska, dyert e mbyllura e zjarrfikësit nuk mund të hyjnë?

T E

Kasami: Grafa etnike do të bëhet realitet

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...