Maqedoni TOP LAJM

“Dhuna në Qendër”: 1 vjet e gjysmë burg për Gruevskin, ndërsa dënim me kusht për Janakieskin

Zhurnal Ads

Shkup, 29 shtator – Zhurnal.mk – Ish kryeministri Nikolla Gruevski është dënuar me burg me kohëzgjatje prej 1 vit e gjysmë, ndërsa ish ministri Mile Janakieski me dënim me burg prej 1 viti me kusht nëse nuk kryen vepër penale në katër vitet e ardhshme. Edhe të akuzuarit tjerë morën dënime me kusht që të njejtën vepër mos ta përsëritin, raporton Zhurnal.

Bëhet fjalë për rastin “Dhuna në Qendër” ndërsa aktvendimi u shqiptua sot në Gjykatën Penale, me çka gjykatësi theksoi se të akuzuarit shpallen fajtorë.

Ky rast u hap për dhunën në Qendër që ndodhi nga protestat mes datës 7 dhe 10 nga qershori i 2013tës.

Sipas Prokurorisë, protestat i ka organizuar kreu u VMRO-DPMNE-së, ndërsa qëllimi ka qenë të pengohet rrënimi i kishës “Shën Konstantin dhe Elena”, në rrugën “Maqedonia”.

Ndërkohë prokurorja Fatime Fetai nuk është e kënaqur nga aktvendimi i Gjykatës dhe paralajmëroi ankesë.//Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Shfrytëzuesit e pensionit duhet të paraqesin vërtetim adekuat deri më 30 nëntor

XH,I

Shtetasit e Maqedonisë nga nesër mund te hyjnë pa test PCR në Kosovë

T E

Deri më 1 Tetor nuk do mund të udhëtohet drejtë Greqisë

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...