Dhuna seksuale gjatë luftës, ndërtesa e Qeverisë ndriçohet me lulen anemonë

nga D V

Ndërtesa e Qeverisë së Kosovës është ndriçuar për Ditën e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Kështu është bërë e ditur në njoftimin për media nga Qeveria e Kosovës.

“Në shënim të Ditës së të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, ndërtesa e Qeverisë së Republikës së Kosovës është ndriçuar me lulen simbolike që përfaqëson të mbijetuarat e të mbijetuarit e këtij krimi lufte.

Vendosja e lules anemonë, në kuadër të fushatës “Bëhu zëri im”, bëhet në mbështetje të të mbijetuarve të dhunës seksuale dhe luftim të stigmës që akoma mbizotëron në shoqëri ndaj dhunës seksuale, të përdorur si armë lufte nga Serbia në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Në shënim të Ditës së të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, ndërtesa e Qeverisë së…

Posted by Qeveria e Republikës së Kosovës on Sunday 14 April 2024

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More