Kosovë Kronika

Dhunohet fizikisht dhe rrëmbehet një person në Prishtinë, ky arsyeja e ngjarjes së rëndë

Një person ka raportuar në polici se është futur me forcë në një veturë dhe është dërguar në një lokal në Prishtinë.

Sipas tij aty është sulmuar fizikisht nga shtatë persona të tjerë, të cilët më pas janë larguar në drejtim të panjohur.

Sipas viktimës, motivi i ngjarjes dyshohet të jetë një borxh që ua ka të dyshuarve. Nuk raportohet për ndonjë të arrestuar.

Njoftimi i plotë i policisë:

RREMBIM/LËNDIM I LEHTË TRUPOR /Fushe Kosovë, 10.10.2020-14:00. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar me forcë e ka futur ne veturë dhe e ka dërguar në një lokal ne Prishtine ku aty është kanosur dhe sulmuar fizikisht nga shtatë persona te tjerë te cilët me pas janë larguar ne drejtim te panjohur. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa motivi i rasti dyshohet te jet një borxh qe viktima u ka të dyshuarve. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.

Related posts

Mbingarkohet Infektivja, rriten rastet me koronavirus në Kosovë

admin

Kosovë/ 1880 raste aktive me COVID-19

admin

Shefi i DFC-së në Serbi viziton Kosovën

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...