Agjencia Zhurnal.mk
Kronika

‘Dhunonte nënën’, Konflikt brenda familjes, pas sherrit vëllai plagos me thikë vëllain

“Dhuna e ushtruar ndaj nënës”, duket se ka qenë shkaku i një konflikti mes dy vëllezërve në Krumë të Hasit.

Policia njofton se shtetasi me iniciale R.H pas një konflikti ka plagosur vëllain e tij S.H. rreth 27 27 vjeç, të dy banues në Krumë.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm ku fillimisht është tentuar të mbahet i fshehtë konflikti midis dy vëllezërve.

Në njoftimin e saj policia thotë se ka arrestuar autorin e dyshuar të plagosjes bashkë me një person tjetër dhe gjatë kontrolleve i është gjetur dhe një mjet prerës, me të cilën dyshohet se ka kryer plagosjen.

Të dy personat janë shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme ndërsa vëllai I plagosur ka marrë ndihmën mjeksore dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i plotë i policisë:

Plagosi me mjet prerës vëllanë e tij, kapet në kohë rekord autori.

Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale mjeti prerës thikë.

Sot, rreth orës 07:55, në spitalin e qytetit Krumë ka shkuar i plagosur me mjet prerës shtetasi S. H., rreth 27 vjeç, banues në qytetin e Krumës.

Nga intervistimi paraprak shtetasi S. H. ka pohuar se ishte vetëplagosur në banesën e tij.

Menjëherë grupi hetimor ka filluar hetimet dhe ka rezultuar se shtetasi S. H. ishte plagosur me mjet prerës thikë nga vëllai i tij, shtetasi R. H., pasi dhunonte të ëmën.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit. Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale, në qytetin e Krumës, u bë e mundur kapja e autorit, shtetasit R. H., i cili shoqërohej së bashku me shtetasin G. B.

Gjatë kontrollit fizik, shtetasit G. B. iu gjet dhe sekuestrua mjeti prerës (thikë), me të cilin dyshohet se është plagosur 27-vjeçari.

Shtetasit R. H. dhe G. B. janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Has, për veprime të mëtejshme./K.B/NOA.al

Postime të ngjashme

Burri vret gruan në Elbasan/ Plumbat e automatikut plagosin edhe një avokat e një punonjës policie

S.B.

Përplasi një vajzë të mitur në Shkup dhe u largua nga vendi i aksidentit

S.B.

Aksidentohet kosovari 27-vjeçar në Shkup, me lëndime të rënda dërgohet në spital

S.B.

Arrestohen pesë tetovarë, kapen me drogë

S.B.

Sanksionohen 195 shoferë, 25 kanë vozitur pa patentë shoferi

S.B.

I grabitën 3 mln lekë transportuesit të një pike valute, arrestohet një nga autorët, në kërkim 2 bashkëpunëtorët

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...