Dhunuan avokatin Mëngjesi, Apeli le në burg Nanon e Alian, tre ende në kërkim

nga D V

Gjykata e Apelit të Përgjithshëm la në fuqi masën “arrest në burg” ndaj dy prej pesë personave të dyshuar për sulmin fizik ndaj avokatit Sokol Mëngjesi.

Referuar vendimit të Apelit në qeli do të rrinë Dritan Nano dhe dhëndri i tij, Dorian Alia, të cilët akuzohen për “plagosje të rëndë me dashje” dhe “kundërshtim e goditje të gjyqtarit”.

Për ngjarjen e ndodhur mëngjesin e 29 majit në rrugën para kopshtit 31 në Tiranë, janë shpallur në kërkim edhe Drivald Alia, Elidon Kusaj dhe Romario Tabaku.

Sipas hetimit të deritanishëm, porositës i dhunës ishte Dritan Nano, i cili nuk pranoi të respektonte një kontratë të firmosur me avokatin, i cili fitoi një gjyq pronësie si përfaqësuesi tij.

Për shkak të goditjeve të forta avokati Mëngjesi pësoi dëme të rënda në kokë dhe qëndroi në koma për gati 15 ditë. Aktualisht avokati i dhunuar vijon të jetë nën kujdesin e mjekëve në një spital në Athinë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More