Agjencia Zhurnal.mk
Kronika

Dhunuan të riun dhe e mbajtën peng për borxhin, arrestohen 2 persona në Vlorë

Policia e Vlorës ka vënë nën pranga dy persona për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.

Shtetasit S. K., 20 vjeç dhe A. M., 23 vjeç, në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë dhunuar fizikisht një 27-vjeçar, të cilin e kanë mbajtur përreth 30 minuta në banesën e njërit prej dhunuesve, me pretendimin se i kishte borxh shtetasit A. M., një sasi lekësh të cilën ende nuk ia kishte shlyer.

Njoftimi i policisë:

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasit:

S. K., 20 vjeç dhe A. M., 23 vjeç, banues në Vlorë, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë dhunuar fizikisht shtetasin A. I., 27 vjeç, banues në Vlorë, të cilin e kanë mbajtur përreth 30 minuta në banesën e shtetasit S. K., me pretendimin se i kishte borxh shtetasit A. M., një sasi lekësh të cilën ende nuk ia kishte shlyer.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Postime të ngjashme

Aksident në rrugën “Don Bosko” në Tiranë, makina përplas 4-vjeçarin

S.B.

71-vjeçari humb jetën pasi që humbi kontrollin ndaj motoçikletës

S.B.

Sanksionohen 305 motoçiklistë në gjithë territorin e vendit

S.B.

Pesë persona për pesë ditë dhunojnë një femër në Prishtinë, e detyrojnë të konsumoj substanca narkotike

S.B.

Tiranë/ Kërcënoi se do të vetëvritej, burri zbret nga godina e “Muzeut Kombëtar”

S.B.

“Taksisti” çon në pranga 4 persona! Si tentuan të arratisen dy poseduesit e 900 gr kokainë, në Durrës

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...