“Dhuratë e çmuar e Ramës për Vuçiqin”, analisti “alarmon”: Kosova është prezantuar në Tiranë me fusnotë?

nga Xh M
Getting your Trinity Audio player ready...

Të premten është mbajtur Samiti i Komunitetit Politik Evropian në Tiranë. Të pranishëm mes 47 vendeve nga Evropa ka qenë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Osmani nga Tirana ka kërkuar që Bashkimi Evropian të heqë masat ndëshkuese ndaj Kosovës, duke shtuar se ka një bllokadë totale nga ana e BE-së për Kosovën.

“Përkundër faktit që jemi 100 për qind të linjëzuar me politikën e jashtme dhe atë të sigurisë së BE-së, fatkeqësisht ka një bllokadë totale nga ana e BE-së. Nuk vlerësohen reformat tona, nuk vlerësohet puna jonë dhe nuk vlerësohet fakti që jemi 100 për qind në përputhje me politikat e tyre. Po jepet një mesazh shumë i keq për rajonin tonë, pasi më shumë po hapet dera në raport me ata që po shkojnë në Moskë te Putini, sesa për ne që nuk shohim rrugë dhe alternativë tjetër përveç BE-së,” ka thënë ajo.

Por, analisti Nexhmedin Spahiu, ka “zbuluar” sesi kanë raportuar mediat e Beogradit për pjesëmarrjen e Kosovës.

Sipas tij, atje raportohet se Kosova në Tiranë është prezantuar me fusnotë.

Ai ka shtuar se kjo është dhuratë e çmuar e Ramës për Vuçiqin.

“Mediet e Beogradit po thonë që Kosova në Tiranë është prezantuar me fusnotë. Dhuratë e çmuar e Edi Ramës për Aleksandar Vučić. Nuk po tregojnë gjë cili ka qenë reagimi I Vjosa Osmanit”, ka shkruar Spahiu.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More