Agjencia Zhurnal.mk

Di Maio: Italia e gatshme të mirëpresë turistët e huaj

Ministri i Jashtëm italian, Luigi di Maio njoftoi në një mesazh në rrjetin social Facebook se kishte filluar një seri takimesh me ministrat e Jashtëm të vendeve të Bashkimit Europian.

“Kam filluar një seri takimesh me ministrat e Jashtëm të BE-së. Ministri francez, Le Drian mbërriti dje në Romë. Unë do të jem në Gjermani të premten, të shtunën në Slloveni dhe të martën në Greqi. Qëllimi është t’u tregojmë të gjithëve se Italia është e gatshme të mirëpresë turistët e huaj, në mënyrë të sigurt dhe me transparencë maksimale të të dhënave”, njoftoi ministri i Jashtëm italian Luigi di Maio në një mesazh në Facebook.

“Të mirëpresësh turistët do të thotë të rimëkëmbësh ekonominë dhe t’u japësh artizanëve, tregtarëve, sipërmarrësve dhe hotelierëve mundësinë për të punuar. Ne vazhdojmë me përpjekjen maksimale”, shtoi ai.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...
error: Content is protected !!