Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Di Maio: Vendet skeptike të hedhin poshtë paragjykimet, duhet të nisë procesi i zgjerimit me Ballkanin

Në Bari të Italisë u zhvillua këtë të shtunë një ceremoni në përkujtim të 30-vjetorit të fillimit të emigracionit shqiptar. Ministri i Jashtëm italian, Luigi Di Maio, tha se Shqipëria dhe Italia duhet të shohin me krenari ato që janë realizuar këto 30 vite.

Di Maio u shpreh se Italia do të jetë e angazhuar për realizimin e procesit historik të integrimit të vendit tonë në BE. Ai u bëri thirrje vendeve skeptike që të lenë pas paragjykimet dhe të nisë vrullshëm procesi i zgjerimit me vendet e Ballkanit Perëndimor në BE.

“Lidhja jonë që tashmë është e fortë e gjen mbështetjen edhe në aleancën atlantike. Nuk mund të mos quhemi të kënaqur, të bashkuar në flamurin e BE-së. Vetë Europa nuk mund ta quajë veten të bashkuar nëse do të qëndrojnë jashtë Shqipëria dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Italia do të vijojë të jetë e angazhuar derisa ky proces historik të realizohet sa më shpejt. Para një viti KiE u shpreh pro çeljes së negociatave. Ky vendim duhet të gjejë një zbatim dhe ftesa jonë është drejt të gjithëve që të mos jenë ngurrues dhe të hedhin poshtë paragjykimet e tyre.  Europa duhet të bëjë një zgjedhje historike që duhet të shtyhet më tej. Duhet të fillojë me vrull procesi i zgjerimit me vendet e Ballkanit Perëndimor”, tha Di Maio.

Postime të ngjashme

Ushtarë amerikanë mbërrijnë në Shqipëri

R Zh

Kryesuesja e vëzhguesve të ODIHR takohet me Ramën

R Zh

Rruga e Borshit u prish nga shirat/ Meta “thumbon” qeverinë: Kryevepër!

R Zh

Rama: Ilir Meta kandidat zyrtar i LSI në Vlorë

Lea Muslija

Procedimi penal i kreut të LSI në Pukë, reagon Partia: Po bënin ushtrime zgjedhore, policia e politizuar

Lea Muslija

Ndahet nga jeta kreu i Shoqatës Patriotike ‘Çamëria’, babai i aktivistit të njohur

Lea Muslija

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...