Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Di Xhovani: Për sistem të mirë arsimor duhen mësues të motivuar dhe kompetentë

Shkup, 25 janar  – UNICEF në Ditën Ndërkombëtare të Arsimit, ju bën thirrje të gjithë aktorëve të mbeten të përkushtuar në reformat në sistemin arsimor të bazuar në dëshmi, me ç’rast nxënësit të jenë në qendër të ndryshimeve, porositi sot përfaqësuesja e UNICEF-it, Patricia di Xhovani me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Arsimit.

Ajo theksoi se sot e shënojmë Ditën Ndërkombëtare të Arsimit me temë globale “Të ripërtërihet dhe të ngjallet arsimi për gjeneratën e KOVID-19”.

“Hulumtimet në të gjithë botën tregojnë se shtytësi kryesor i rezultateve të mira në arsim është cilësia dhe aftësia e mësimdhënies. Prandaj, mësuesit e motivuar dhe kompetentë janë thelbësorë për një sistem të mirë arsimor. Sistemi arsimor, i udhëhequr nga mësuesit, duhet t’i ndihmojë nxënësit të fitojnë njohuri, ndërsa u mundëson atyre të përdorin njohuritë, të zhvillojnë aftësi shoqërore dhe emocionale, aftësi të mendimit kritik dhe krijues, vetë-disiplinë, kuriozitet dhe ndjenjën e përkatësisë dhe qëllimit”, tha Di Xhovani në deklaratë për mediat.

Për momentin, shtoi, vendi është në proces të reformës në arsim.

“Që këtu, duhet të ketë investime më të mëdha në zhvillimin profesional të mësuesve brenda dhe jashtë shkollës, në mënyrë që mësuesit të kenë mundësi të mësojnë dhe mundësi të avancimit në karrierë. Më pas, koha që nxënësit kalojnë në shkollën fillore duhet të rritet; për të siguruar kushte për përfshirjen e plotë të nxënësve me aftësi të kufizuara në sistemin e rregullt arsimor në përputhje me Konventën për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara, për të forcuar kriteret për zgjedhjen e kandidatëve për mësues të ardhshëm të fakulteteve të mësimdhënies, duke u dhënë përparësi atyre me njohuri të mira dhe aftësi cilësore të mësimdhënies dhe të përqendrohet në shpërndarjen efektive dhe efikase të mjeteve, duke siguruar financim të barabartë dhe mjete financiare më të larta për shkollat ​​në përgjithësi”, rekomandoi ajo.

Tani, potencoi , është koha të përforcohet bashkëpunimi i solidaritetit kombëtar, ndërsa arsimi të jetë në fokus të ripërtëritjes dhe transformimit në drejtim të mësimit më cilësor dhe mësimit për të gjithë fëmijët dhe të rinjtë gjatë pandemisë së KOVID-19 dhe më pas, në fazat e rikuperimit.

“Është koha të investohet në sistem më të mirë arsimor me qëllim që arsimi të bëhet mjet për kultivimin e të drejtës sociale, paqe, respektim të diversitetit, të të drejtave të njeriut dhe vlerave demokratike”, potencoi di Xhovani.

Përkujtoi se pandemia e KOVID-19 shkaktoi çrregullime të mëdha të arsimit në botë.

“Qasja e pabarabartë në mundësitë për mësim në distancë, humbja e të ardhurave në amvisëri, diskriminimi dhe shërbimet e dobëta të mbrojtjes sociale se fëmijët më të cenuar ngelin larg moshatarëve të tyre dhe shumë prej tyre janë në rrezik nga braktisja e plotë e arsimit”, tha Di Xhovani.

Duhet ta kemi në mendje, theksoi, se madje edhe para KOVID-19, ekzistonte krizë arsimore, me ç’rast sipas rezultateve të fundit të PISA-s, mbi gjysma e nxënësve pesëmbëdhjetëvjeçarë në vend nuk arritën të dëshmojnë se i kanë përvetësuar bazat e leximit dhe matematikës.

“Në analizën tonë të fundit të sistemit arsimor në vend, të kryer së bashku me OECD, u theksuan arsyet kryesore për trendet negative në rezultatet arsimore, nga të cilat më poshtë janë ndër më të rëndësishmet – Edukimi fillestar i mësuesve nuk trajnon mësues të rinj me kompetenca minimale mësimore; Mësuesit nuk marrin mundësi të mjaftueshme për zhvillim të vazhdueshëm profesional dhe përparim në karrierë; Deri në moshën 14 vjeç, nxënësit e shkollës fillore marrin pothuajse 900 orë më pak shkollim krahasuar me vendet e tjera të OECD; Vlerësimi nuk bazohet në standardet e vendosura kombëtare të mësimdhënies dhe nuk përcjell informacion të besueshëm dhe të duhur në lidhje me arritjet e nxënësve; Vetëm 28 për qind e fëmijëve me aftësi të kufizuara ndjekin shkollën fillore; Nuk ka fonde të mjaftueshme për të mbështetur mësimdhënien me cilësi të lartë dhe për të siguruar mundësi më të mira mësimi për të gjithë nxënësit”, përfundoi Di Xhovani.

Mu për këtë, potencoi, pa ndërhyrje ambicioze në arsim, pandemia e KOVID-19 akoma më shumë do ta thellojë krizën aktuale mësimore, me pasoja katastrofike ndër gjenerata të nxënësve, si edhe pas produktivitetit ekonomik dhe kohezionit social në vend. (Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

QYTETARËT E MAQEDONISË/SHBA, Rusia dhe Kina superfuqitë e dekadës së ardhshme

D J

Lidhja mes krimit dhe elitave politike solli të ashtuquajturën “arratisje” të Mijallkovit

D J

Zgjedhjet lokale më 3, 10 ose 17 tetor

D J

Janë regjistruar 485 shkelje për mosmbajtje të maskës

D J

Disa lagje të Tetovës tashmë tre ditë pa ujë

D J

Zaharieva: Nuk ka forcë para së cilës do të dorëzohemi, BE nuk është Jugosllavi

D J

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...