Maqedoni TOP LAJM

Di Xhovani: Shkollat duhet të jenë të fundit që do të mbyllen, ndërsa të parat që do të hapen

Zhurnal Ads

Gjenevë, 31 tetor – Në kohë kur vendi po përballet me numër të rritur të të infektuarve me KOVID-19, interesi më i mirë i fëmijëve duhet të jetë me rëndësi qendrore gjatë sjelljes së çfarë lloj vendimi për atë se kur dhe si shkollat të mbesin të hapura, tha Patricia di Xhovani përfaqësuese e UNICEF.

Në deklaratën me shkrim thotë se vendi bëri përpjekje të mëdha që fëmijët të vazhdojnë të mësojnë në këtë pandemi. “Përderisa shumica e fëmijëve e vazhdojnë arsimin përmes mësimit në distancë, vendimi për hapje të serishme të shkollave për nxënësit nga klasa e 1-3 me masat e rekomanduara parandaluese dhe mbrojtëse, paraqet hap pozitiv drejtë uljes së efekteve negative nga mbyllja e vazhdueshme e shkollave”, vlerëson Di Xhovani.

Sipas saj shembujt botërorë tregojnë se respektimi i masave të përforcuara për parandalim në shkolla dhe zbulimi me kohë dhe izolimi i rasteve dhe kontakteve të tyre, në disa situata, deri më tani u tregua si i suksesshëm në parandalimin e rritjes së numrit të të infektuarve. Në vend, sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, nga hapja e serishme e shkollave, janë infektuar vetëm 0,05 për qind e nxënësve dhe 0,6 për qind e arsimtarëve të cilët shkojnë në shkollë me prani fizike. Kjo tregon për faktin se shkollat ndoshta nuk janë ngritësi kryesor i përhapjes së Kovid-19, veçanërisht kur në to zbatohen masat e shënuara parandaluese dhe mbrojtëse.

Përveç kësaj, thekson se studimet globale për modelim të hershëm sugjerojnë se nga të gjitha masat për distancim social mbyllja e shkollave nuk paraqet faktor të rëndësishëm drejtë uljes së transmetimit të Kovid-19 në bashkësinë. Gjithashtu, studimet e deritanishme tregojnë se te fëmijët nën dhjetë vjet është më e vogël shkalla e shpërndarjes së virusit se sa te fëmijët më të mëdhenj.

“Nga këtu, tha, kur mendohet se a të ndërpritet mësimi me prani fizike duhet të bëhet vlerësim i mirë për përfitimet përkundër rreziqeve duke pasur parasysh faktorët shëndetësorë, arsimorë dhe faktorët tjerë socio-ekonomikë. Ajo që me siguri e dimë është se mbyllja e shkollave ka efekte të qarta negative ndaj shëndetit, arsimit dhe zhvillimit të fëmijëve, të ardhurave familjare dhe ekonomisë në përgjithësi. Për këtë, bëjmë thirrje që shkollat të jenë të fundit të cilat do të mbyllen, ndërsa të parat që do të hapen kur për këtë të krijohen kushte të sigurta. Mbyllja e shkollave duhet të shqyrtohet vetëm atëherë kur nuk ka alternativa të tjera”, tha përfaqësuesja e UNICEF.

Postime të ngjashme

Filipçe për kufijtë: Test të shpejtë 15-min, në vend të PCR-testit

XH,I

Mickoski propozon testim mujor falas për punonjësit shëndetësor të cilët janë në rrezik më të madh nga Kovid-19

XH,I

Është vazhduar afati për zgjedhjen e ofertuesit për projektim dhe ndërtim të stacionit për ujërave fekale

Z H
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...