Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Dialogu me Serbinë dhe rimëkëmbja ekonomike sfidat kryesore për Qeverinë e re

Dialogu me Serbinë, por edhe rimëkëmbja ekonomike si pasojë e COVID-19 do të jenë sfidat që do ta përcjellin Qeverinë e re të dal nga zgjedhjet e 14 shkurtit.

Albert Krasniqi, nga Demokraci Plus ka thënë se sfida kryesore e Qeverisë në ardhje do të jetë dialogu me Serbinë.

“Jemi të vetëdijshëm që dialogu me Serbinë është një prej temave e cila ka rrezikuar tri qeveritë e fundit dhe ne duhet ta kemi një vizion të qartë se çfarë do të bëjë Qeveria e ardhshme në raport me këtë temë. Kjo është edhe një presion ndërkombëtar që sa më shpejtë të gjendet një zgjidhje në raport ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe kjo do të jetë një prej sfidave kryesore në rrafshin e politikës së jashtme që do ta pret qeverinë e ardhshme”.

Krasniqi poashtu ka thënë se rimëkëmbja ekonomike është një nga sfidat tjera me të cilën do të përballet Qeveria e re.

“Natyrisht përballë me pandeminë, sigurimi i vaksinave dhe vaksinimi i qytetarëve dhe po ashtu sigurimi i resurseve shëndetësore për t’u përballur me pandeminë. Rimëkëmbja ekonomike nga pasojat të cilat i ka lënë pandemia, mbulimi i deficiteve të cilat po shkaktohen në buxhetin e Kosovës. Këto do të jenë ato çështjet kryesore me të cilat do të përballet Qeveria e ardhshme pa shkuar në problemet tjera të cilat janë kronike, si luftimi i korrupsionit sundimi i ligjit e probleme tjera me të cilat shoqëria jonë është duke u përballur për vite të tëra”, tha ai për Ekonomia Online.

Sipas Krasniqit partitë politike kanë degraduar sepse në programet e tyre qeverisëse nuk po diskutohet se si do të zgjidhen problemet me të cilat po ballafaqohet vendi.

“Gjatë periudhës së fushatës zgjedhore po shohim fare pak diskutime rreth përmbajtjes së programeve të partive politike dhe asaj si do t’i qasen zgjidhjes së problemeve kryesore me të cilat po përballet shteti dhe qytetarët por kryesisht e kemi të orientuar rreth asaj se kush do të jetë fitues, cilat pozita do t’i marrin dhe sa do të jetë përqindja. Pra është një degradim të cilin se kemi parë në këto përmasa çfarë është aktualisht dhe këto do të jenë krruciale edhe për vazhdimin e qeverisë së ardhshme”.

Se dialogu është sfida kryesore e Qeverisë që po vjen e thotë edhe, Arton Demhasaj, nga organizata “Çohu”.

“Mendoj që çështja kryesore që Qeveria e Kosovës ka për t’u ballafaquar sa po të krijohet ka për të qenë çështja e dialogut me Serbinë dhe përfundimi i këtij dialogu me arritjen e një marrëveshje përfundimtare”.

Kurse Demhasaj i sheh si sfiduese edhe çështjet e fushave si arsimi e shëndetësia.

“Qeveria e re përpos sfidave tjera që lidhen me çështje të brendshme si ajo e Covidit dhe e rimëkëmbjes ekonomike nga pasojat që kanë mbetur nga Covid-19, zhvillimi ekonomik, hapja e vendeve të reja të punës, sundimi i ligjit, shëndetësia e arsimit dhe krejt këto që janë temë kryesore që i preokupojnë qytetarët e Kosovës”.

Postime të ngjashme

Rriten ankesat ndaj prokurorëve për shkelje disiplinore

D V

SHSKUK, COVID-19: 82 pacientë në trajtim

D V

Pesë euro dhe dy euro më të falsifikuarat

D V

Në hyrje të Çarshisë në Shkup shpaloset tabela e rrugës me emrin e ri “Jusuf Gërvalla”

D V

Vaksinat dhe COVID-19, IKSHPK tregon rëndësinë, përmbajtjen dhe efikasitetin e tyre

D V

Haradinaj, i reagon Kurtit: Po shet patriotizëm, ndërsa heq barrierat që mbrojnë prodhuesit vendor

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...