Përfaqësuesi i Përhershëm i Kinës në Zyrën e OKB-së në Gjenevë dhe në organizatat e tjera ndërkombëtare, ka theksuar nevojën e dialogut dhe bashkëpunimeve konstruktive.
Gjatë Sesionit të 55-të të Këshillit të të Drejtave të Njeriut të OKB-së, Chen Xu deklaroi politizimin dhe instrumentalizimin e çështjeve të të drejtave të njeriut, në një deklaratë të përbashkët, të dërguar të mërkurën në emër të Grupit të Miqve .
Deklarata e përbashkët vuri në dukje se, atmosfera e politizuar dhe e polarizuar po përkeqësohet në Këshillin e të Drejtave të Njeriut. Kjo bie ndesh me qëllimin e tij fillestar dhe shkel parimet e universalitetit, paanshmërisë, objektivitetit, mospolitizimit dhe jo selektivitetit.
Vendosja e mekanizmave specifikë për një vend kundër vullnetit të tyre, dhe përhapja e mekanizmave paralelë, shkaktojnë humbje të mëdha të burimeve financiare dhe njerëzore, pa dhënë rezultate të prekshme – thuhet ndër të tjera në deklaratë, shkruan CMG.
60