Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë TOP LAJM - KS

Dialogu Prishtinë – Beograd pritet të nisë shpejt, Szunyog thotë se Kurti tashmë ka ftesë për të vizituar Brukselin

Shefi i zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka thënë se Kryeministri Albin Kurti, tashmë ka një ftesë për takim bilateral në Bruksel, për të parë tutje se si do procesohet me dialogun me përfaqësuesit e Beogradit.

Szunyog ka bërë të ditur se ky takim bilateral, pritet të mbahet javët në vijim.

”Ne po shpresojmë që kjo të ndodhë mjaft shpejt”.

”Ka tashmë ftesë zyrtare për Kryeministrin [Albin] Kurti që të vizitojë Brukselin në kuptimin bilateral, si dhe po shpresojmë që kjo vizitë të ndodhë së shpejti, si dhe të vijë Kryeministri [Albin] Kurti, e të diskutojmë se si të vazhdojmë tutje edhe me dialogun”, njofton Klan Kosova.

”Prapë, besojmë që të mos jetë diçka që të shtyhet apo të vonohet, sepse nuk ka kohë për të humbur”.

I pyetur se kur mund të pritet që ky takim të mbahet, tha se “Ne po shpresojmë që të bëhet në javët në vijim”.

”Pastaj, do të dimë më saktësisht se si të ecim tutje me dialogun, por gjithsesi besojmë që sa më herët, aq më mirë”, u shpreh ai.

Postime të ngjashme

Kurti me rastin e “Ditës së Evropës”: Për njerëzit e Kosovës, BE-ja është më shumë se struktura dhe institucione

N E

Nga një aksident rrugor në Carralevë të Shtimes kanë humbur jetën dy fëmijë

N E

Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla ka reaguar lidhur me sulmin në Zubin Potok

N E

Ministri i Jashtëm kroat Gordan Grliq-Radman i reagon Vulinit pas deklaratës se Kroacia dhe Kosovën janë “vëllezër të armëve”

N E

Policia e Kosovës jep detaje lidhur me rastin e ndodhur sot në Zubin Potok

N E

Vjosa Osmani sot kujtoi heroin e kombit, Ilir Konushevcin: Iliri dhe liria janë një

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...