Agjencia Zhurnal.mk
Opinion

Diaspora jo aq e kënaqur me këto zgjedhjet e 14 shkurtit; vallë, përse ?

Shkruan, Lirim Begzati

Potenciali ekzistues i popullatës kosovare në diasporë do të duhej, në parim, të lë hapësirë të mjaftueshme për të shpresuar në një pjesëmarrje më aktive të saj në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021. Por, një sërë indikatorësh – qofshin ato statistikor apo të bazuara në disa perceptime mbi këtë çështje – tregojnë se pjesëmarrja duket tejet e zbehtë në krahasim me atë që realisht shpresohet apo që pritet nga dikush!

Në fakt, nuk ka qenë gjithmonë lehtë të kuptohen të gjithë ato faktorë që mbajnë një ndikim të drejtpërdrejtë në pjesëmarrjen e diasporës në zgjedhje. Disa nga pengesat shpesh janë vënë posaçërisht në barrë të kushteve që n’a ofrohen në vendin e huaj ku jetojmë ose nga mungesa e vënies në dispozicion të instrumenteve efikase nga vendi i origjinës.

Në këto kohëra, tani kur kërkohet që të avancohet në ca reforma në këtë drejtim, duket se ndodhë pikërisht e kundërta. Merren vendime ndoshta të ngutshme, të cilat së paku lirshëm mund t’i interpretojmë si një faktor frenimi për një pjesëmarrje më gjithëpërfshirëse të diasporës në këto zgjedhje.

Në shënjestër të kritikave janë disa nga vendimet e institucioneve (siç është KQZ), të cilat mbajnë përgjegjësi në fushën e garantimit të zgjedhjeve cilësore, dhe që duhet të përkujdesen, mbi të gjithat, edhe për rregullat e operacionalitetit praktik dhe të barazisë të cilat kërkohen të përfillën në një proces zgjedhor demokratik.

Proceseve veç të ndërlikuara (që nga e kaluara) për zgjedhjet e organizuara jashtë vendit, institucioni në fjalë i’a shtoi fatkeqësisht edhe disa barriera shtesë, duke e aplikuar njëfarë instrumenti atipik për një zgjedhje, i ashtuquajtur “verifikimi përmes telefonit të aplikuesve për votim nga diaspora”.

Ndoshta kjo ndodhi gjoja se në emër të njëfarë “modernizmi” (sipas dikujt), mirëpo instrumenti i tillë nuk është duke treguar efikasitetin e pritur pasi që funksionimit praktik i kësaj “formule verifikimi”, krahas problemeve që ajo shkakton në rrafshin juridik, shpejt i nxori në shesh mangësitë e shumta të saj (problemi i konfirmimit apo qasjes përmes telefonit, një dallim i madh në mes të numrit të aplikimeve dhe të atyre që kanë mbetur ende për tu telefonuar, mospërfillja e disa afateve, mos garantimi i të drejtës për ankesë, etj)

Aq më tepër paradoksal edhe fakti se një vendim i tillë, u prua në momentin e fundit, vetëm disa ditë para fillimit të procesit të regjistrimeve jashtë vendit. Kështu që duket se ky “sistemi testimi” nuk i’u nënshtrua paraprakisht reflektimeve të duhura analitike mbi pasojat e saj; nga një anë, në nivel të nevojave të lehtësimeve për pjesëmarrje në zgjedhje, dhe nga ana tjetër, në aspektin e verifikimit të hollësishëm të pajtueshmërisë së rregullave të tilla me dispozitat ligjore.

Nën prizmin e një klime të tillë të pasigurisë juridike dhe të krijimit të një mekanizmi të ndërlikuar, kuptohet se nuk mund të pritej asgjë tjetër përveç se shkaktimi i një indinjate në disa mjedise të interesuara që i përcjellin me vëmendje zhvillimet në fushën e zgjedhjeve në diasporë, siç është për shembull edhe organizata Germin.

Germin nuk hezitoi që të iniciojë, bile me plotë arsye, një procedurë ankesore, jo vetëm me synimin për me i denoncuar ndërlikimet e panevojshme, por duke vënë në pah faktin se praktikat e tilla nuk janë në shijen e ligjvënësit dhe të drejtat zgjedhore të garantuara me Kushtetutë. Siç duket, ankesë e tillë e priti fatkeqësisht vetëm fati i “veshit të shurdhër” të institucioneve gjyqësore.

Le të mos përfundojmë vetëm me kaq dhe të cekim edhe një aspekt i cili kërkon një qasje konformë nevojave dhe realiteteve të kohës; nëse diaspora vërehet shpesh si një potencial interesant për nevojat e pjesëmarrjes në votime apo për dhënien e votës, nuk duhet anashkaluar faktin se diaspora posedon pa mëdyshje edhe potencialin për me i vënë vendit të vetë në dispozicion individë, në cilësinë e kandidatëve në zgjedhje, e jo gjithmonë në cilësinë e votuesit për dikë tjetër!

Analizat e sipërme meritojnë megjithatë edhe konkludimin vijues ; diaspora duhet të jetë pjesëmarrëse aktive e proceseve tona politike, kurse ndërkohë, dhe me plotë arsye, ajo kërkon angazhim më serioz, posaçërisht tek protagonistët tanë politik dhe institucional, apo tek ata që presin aq shumë nga diaspora jonë!

Postime të ngjashme

Mediet dhe ndikimi i tyre – histeria për rrezikun e një lufte

D V

Valon Syla nuk është vetëm!

D V

“Jo Mini-Shengen”, Ngjela bën reagimin e papritur: Kosovës s’i hyn gjemb në këmbë për shkak të…

D V

Në politikë dhe në trimëri pantallonat tregokan shumë gjë…

D V

Një letër e mirënjohjes për senatorin Bob Dole

D V

“Viktimat e monizmit” – Pasqyrë tronditëse e kalvarit shqiptar

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...