Agjencia Zhurnal.mk

Diaz: Me Tonali dhe Ibra nuk luftohet vetëm për Champions, po për titull!

Brahim Diaz u prezantua sot si futbollist i Milanit duke dalë në konferencën e parë zyrtare për shtyp përpara gazetarëve. Edhe pse ka luajtur ndaj Monza dhe Vicenza në miqësore, duke shënuar edhe golin e parë, ende nuk ka debutuar në ndeshje zyrtare.

Për interesin e Milanit: “Një kënaqësi të jem këtu. Milani është një klub me një histori të madhe dhe vjen nga një moment i mirë pas karantinës.”

Në lidhje me objektivin: “Milani gjithashtu duhet të aspirojë për titullin dhe jo vetëm për zonën Champions League. Me blerjen e Tonali dhe konfirmimin e Ibrahimovic, shenjat janë të shkëlqyera”.

Raporti me Castillejo: “Është një mik i mirë dhe bashkëkombësi im! Jam i lumtur ta ndaj këtë përvojë me të”.

Numri 21: “Më ka pëlqyer gjithmonë. Lojtarët e mëdhenj e vishnin atë në Milano, i fundit ishte Ibrahimovic”.

Për rolin dhe klubin: “Preferoj të luaj si mesfushor sulmues, por gjërat që i thashë trajnerit mbeten mes nesh. Nuk do të flas për këtë, dua të luaj këtu dhe do të mendoj vetëm për Milanin këtë vit. Ka pasur legjenda si atë që kemi këtu, Maldini”.

Për mirëseardhjen: “Njerëzit, tifozët. Mirëseardhja ishte e ngrohtë. Sa bukur të veshësh këtë fanellë. Një përvojë e pabesueshme. Mbaj mend që isha në San Siro në 2011 dhe është e veçantë, ashtu si të stërvitesh këtu. Ajo që është e rëndësishme është të stërvitesh “

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...