Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Dibra shënon rritje të numrit të të infektuarve me Kovid-19

Shkup, 29 mars – Zhurnal – Ditët e kaluara kanë folur për një trend të rritjes së numrit të të infektuarve me Kovid-19 në komunat e Dibrës dhe Qendrës Zhupës, ndonëse për autoritetet e atjeshme, situata nuk mund të vlerësohet si alarmante, transmeton Zhurnal.mk.

Në tre ditët e fundit, janë regjistruar 20 raste të reja (dje 11), ndërsa gjatë tërë javës së kaluar gjithsej 28, asnjë pacient i vetëm nga kjo zonë nuk ishte në listën e të shëruarve, ndërsa një person vdiq në qendrën kovide në Dibër.

Në repartin infektiv pranë spitalit të Përgjithshëm në Dibër, ku operon qendra kovide, pesë pacientë janë të shtruar në spital, ndryshe nga më parë kur në fillim të muajit nuk kishte asnjë pacient të vetëm.

“Kemi pesë pacientë me Kovid të shtruar në spital, tre prej tyre me mbështetje oksigjeni. Shtatë persona mjekohen në baza ditore, pra ambulatore, të cilët pas terapisë së marrë pushojnë pak dhe shkojnë në shtëpi. Mesatarisht, ka 12 persona në ditë që vijnë për kontroll. Një pacient nga Dibra është duke u trajtuar në një institucion shëndetësor në Shkup”, deklaroi për MIA-n Baki Alili, drejtor i spitalit.

Në zonën e Dibrës dhe Qendrës Zhupës, që nga fillimi i pandemisë, numri i përgjithshëm i të infektuarve është 846, aktive ndaj sëmundjes janë 51, ndërsa kanë vdekur 38 persona, pothuajse një numër identik nga të dy komunat.

Postime të ngjashme

Maqedoni, gjobiten 220 motoçiklistë dhe 89 shoferë për vozitje në gjendje të dehur

Dafina Vidishiqi

Moti gjatë ditës së nesërme në Maqedoni

Dafina Vidishiqi

Ja kur pritet heqja e orës policore në Maqedoni

Dafina Vidishiqi

Filloi rikonstruimi i rrugës 116 në Tetovë

Dafina Vidishiqi

Agjencia e Sigurisë Kombëtare do të marrë 3 milion euro me rishikimin e buxhetit

Dafina Vidishiqi

Asnjë i vdekur nga COVID-19 në Maqedoninë Veriore

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...