Agjencia Zhurnal.mk
Sport

Diego Simeone flet rreth luftës për titull në La Liga

Trajneri i Atletico Madrid, Diego Simeone mbetet i bindur se skuadra e tij është ende në një pozitë të fortë në garën për titull në La Liga, pavarësisht se tani kanë vetëm një pikë më shumë se Real Madridi dhe dy më shumë se Barcelona si dhe forma e ekipit të tij është jo stabile në javët e fundit.

“Los Rojiblancos” reaguan ndaj fitores 2–1 të Real Madridit në El Clasico ndaj Barcelonës këtë fundjavë me një barazim 1-1 ndaj Real Betisit.

Ky rezultat do të thotë që Atletico tani ka marrë vetëm një fitore në katër ndeshjet e fundit të kampionatit ndërsa sezoni po hyn në fazën e tij të fundit.

“Ne do të shohim se çfarë do të ndodhë, të gjitha ekipet kanë një moment të rënies dhe shpresojmë ta kemi kaluar pas barazimit të sotëm,” tha ai një intervistë për “Marca” pas ndeshjes.

“Ne kemi një luftë të fortë këtë sezon pasi si Madridi ashtu edhe Barcelona kanë filluar të rikuperohen kështu që ne do të presim dhe shohim.”

Ekipi i tij tani përballet me tetë ndeshje vitale në kampionat para fundit të sezonit dhe rivali i ardhshëm i tyre në La Liga është Eibari.

Postime të ngjashme

Salah bën thirrje të ndalen vrasjet e të pafajshmëve në Palestinë: Mjaft është mjaft

Z H

Mbaron sezoni për Ibrahimovicin, vëmendja te Kampionati Evropian

Z H

Manchester City fiton kampionatin, Guardiola: Sezoni më i vështirë

Z H

Laport merr nënshtetësinë, do të luajë për Spanjën

Z H

Busquets beson se lufta e Barcelonës për titullin në La Liga ka mbaruar

Z H

Reali humb Mendin deri në fund të sezonit

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...