Dieta për shenjat e horoskopit

Astrologjia prek çdo pjesë të jetës madje arrin deri tek përcaktimi i dietës që duhet dhe mund të ndiqni. Jo nuk është e tepërt! Astrologët i kanë nxjerrë përfundimet e tyre bazuar në karakteristikat e secilës shenjë duke lënë të kuptohet se ka disa që kanë guximin të ndjekin kushtet specifike që ofron secila dietë. Më tej i listojmë:

Dashi: Dieta vegane, sepse ka guxim të bëjë ndryshime drastike duke mbrojtur mjedisin.

Demi: Nuk ndjek asnjë dietë sepse nuk heq dot dorë nga ushqimi. Ama pi shumë lëngje dhe bën masazhe dobësimi.

Binjakët: Dietë detoxi. Ata urrejnë të ndihen të fryrë dhe e përfshijnë edhe partnerin në dietë.

Gaforrja: Dietë me fokus lëngjet. Pi shumë ujë, ushqehet për një javë vetëm me lëngje perimesh dhe supë.

Luani: Dietë me proteina, sepse i duhen për stërvitje, nga e cila nuk heq dorë ndonjëherë.

Virgjëresha: Një dietë të ndjekur dhe krijuar nga dietologë profesionistë, sepse është shumë perfeksioniste.

Peshorja: Heq dorë nga sheqeri dhe pijet alkoolike, dietë detox, me sakrifica të mëdha për ta.

Akrepi: Dietën e orizit, sepse i pëlqen të çohet nga tavolina me stomakun plot.

Shigjetari: Zëvendësojnë vaktet me smoothie proteinash dhe çokollata energjike.

Bricjapi: Eliminojnë totalisht karbohidratet.

Ujori: Kur mbajnë dietë, heqin fare mëngjesin ose darkën si vakt dhe lejojnë trupin të pastrojë toksinat.

Peshqit: Dietën dukan, me zero sheqer dhe karbohidrate, por plot proteina.

Related posts

Dashuria dhe puna, këto janë shenjat më me fat për muajt e ardhshëm

D V

Cilat tema duhet të shmangim në fillim të një lidhjeje?

D V

4 rregullat e arta të verës për pantallonat e shkurtra

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More