Digjen disa makina dhe një dyqan në Kumanovë

nga D V

Kumanovë, 2 dhjetor – Tre makina mbrëmë janë djegur në Kumanovë, njoftuan sot nga Qendra rajonale për menaxhim me kriza  dhe nga Njësiti territorial kundër zjarreve në Kumanovë.

Sipas informacioneve, zjarrfikësit kanë intervenuar me dy automjete në rrugën “Trst” dhe një në rrugën “Nikolla Vapcarov me nga një ekip.

Në zjarrin në një shypshkronjë, zjarrfikësit kanë intervenuar nga ora 03:15 deri në orën 04, me dy automjete në rrugën “Trst” nga ora 03:25 deri në orën 04:20, intervenimi i fundit ishte nga ora 05:40 deri në orën 06:15.

Në buletinin ditor të QRMK Kumanovë theksohet se zjarrfikësit mbrëmë kanë pasur edhe dy intervenime në një lokal afarist e cila është përfshirë nga flakët në rrugën “11 Tetori” dhe fasadën e djegur të një shtëpie në rrugën “Nikolla Vapcarov”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More