Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Digjen katër objekte në Tetovë, lëndohet zjarrfikësi

Tetovë, 7 mars – Një zjarrfikës është lënduar gjatë tentimit për shuarjen e zjarrit, që shpërtheu mëngjesin e sotëm, në një shtëpi banimi në fshatin malor Veshallë të Tetovës, transmeton Alsat. Si pasojë e përhapjes së shpejtë të zjarrit, flakët kanë kapluar edhe tre objekte ndihmëse të kësaj shtëpie, ndërsa janë djegur tërësisht të katër objektet.

Rasti është paraqitur tek zjarrfikësit rreth orës tetë të mëngjesit, pas çka, me tre makina kundër zjarrit dhe dhjetë zjarrfikës, në kohë rekorde është intervenuar në shuarjen e zjarrit dhe parandalimin e përhapjes së tij.
Nga Njësia territoriale kundër zjarrit në Tetovë, për Alsat janë shprehur se për shuarjen e zjarrit janë dashur madje dhjetë zjarrfikës dhe pas një lufte të gjatë me flakët, i njëjti është arritur të lokalizohet.

Për fat të mirë, gjatë kohës që ka ndodhur zjarri në shtëpi nuk ka pasur njerëz me çka, dëmet llogariten vetëm materiale. Arsyet e zjarrit, sipas zjarrfikësve të Tetovës dyshohet të jenë nga energjia, por e njëjta do të konfirmohet nga ekipet e hetimin të cilat bashkë me policinë, për momentin janë duke bërë ekspertizat.

Postime të ngjashme

Shkupjani privohet nga liria për kontrabandim të emigrantëve

R Zh

Regjistrimi në Diasporë dukshëm më i ulët se sa ai para vendimit për shtyrje, kush i dëshpëroi!

R Zh

Mungesa e vaksinave ndërpret edhe fushatën e ndërgjegjësimit për vaksinim

R Zh

Tridhjetë ditë paraburgim për gjashtë të arrestuarit për tregti të paligjshme me 200 kilogram marijuhanë

R Zh

Sot 46 viktima dhe 687 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

R Zh

Qeveria demanton Milloshoskin: Zaevi dhe Spasovski nuk u kanë dhënë pasaporta pjesëtarëve të ISIS-it

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...