Digjet banesa në Bulqizë, ndërron jetë i moshuari

nga D. V.

Një person (i moshuar) ka ndërruar jetë sot pasi banesa e tij është përfshirë nga zjarri në Bulqizë.

Kanë qenë fqinjët të cilët kanë pikasur tymin e zjarrit i cili po depërtonte nga dritaret. Ata menjëherë njoftuan zjarrfikësen e cila ka shkuar në vendngjarje për fikjen e zjarrit.

Zjarrfikësit kanë bërë të mundur nxjerrjen e të moshuarit nga banesa i cili ishte në gjendje të rëndë duke e dërguar drejt spitalit të Bulqizës.

Fatkeqësisht, i moshuari nuk i ka mbijetuar dot plagëve, ndërkaq, ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit.

“Mëngjesin e sotëm, rreth orës 09.10, në qytetin e vjetër Bulqizë, në katin e parë të një pallati, në banesën e shtetasit Xh.C, ka rënë zjarr. Menjëherë kanë shkuar shërbimet zjarrfikëse dhe shërbimet e Policisë ku kanë bërë të mundur nxjerrjen nga banesa të shtetasit Xh.C, i cili ka humbur jetën në spital. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarje dhe po punon për sqarimin rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit“, thuhet në njoftimin e policisë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More