Digjet ish-shkolla “Kostandin Kristoforidhi” në kalanë e Elbasanit, godina ishte jashtë funksionit

nga Xh M

Detaje të reja sjell për BW, gazetari i News24, Fatmir Popja, mbi zjarrin e përmasave të mëdha në lagjen ‘Kala” në Elbasan.

Flakët kanë përfshirë godinën e ish-shkollës “Kostandin Kristoforidhi” që më pas u kthye në shkollë private “Dakli” në lagjen “Kala” të Elbasanit.

Pas orës 20:50 zjarri në godinën e braktisur në kalanë e Elbasanit u vu në kontroll të plotë. Nuk ka dëme në ndërtesat e tjera. Mendohet se shkak i zjarrit ka qenëe ndonjë cigare e ndezur e hedhur nga kalimtarë apo nga persona përdorues të lëndeve narkotike të cilët përdorin ndërtesat e braktisura për tu fshehur. Ndërkohë një nga pistat kryesore ku do përqëndrohen hetimet është zjarrvënia e qëllimshme.

Në orën 21:30 sipas shërbimit zjarrfikës të bashkisë Elbasan , flakët e zjarrit që përfshinë ish shkollën “Kostandin Kristoforidhi” në lagjen “Kala” u shuan dhe u evitua djegia e banesave pranë saj.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More