Digjet makina e drejtorit të Burgut “Idrizovë”, Jovanovski: Janë veprime të frikacakëve

nga Xh M

Shkup, 15 maj – Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Shkup dhe ekspertë të Departamentit për hetime kriminalistike të MPB-së kanë kryer kontroll në Kisella Vodë, ku gjatë natës një veturë zyrtare në pronësi të Burgut “Idrizovë” – Shkup, e cila është përdorur nga drejtori i institucionit, i është vënë flaka.

“Nga vendi i ngjarjes janë grumbulluar gjurmë të cilat do t’i nënshtrohen ekspertizës për të përcaktuar shkaqet e zjarrit. Janë siguruar pamjet nga kamerat e sigurisë të objekteve përreth dhe po kryhen veprime të tjera”, thonë nga PTHP.

Drejtori i burgut pas ngjarjes, tha se këto janë veprime tinëzare të frikacakëve. Ai tha se ka disa tek të cilët dyshon, duke shtuar se më herët ka kërkuar mbrojtje edhe nga shteti.

“Këto janë gjëra tinzare të frikacakëve. Ka disa tek të cilët ne dyshojmë. Në vendngjarje tashmë ka shkuar një prokuror publik, janë gjetur gjurmët dhe ka edhe dëshmitarë okularë. Do të gjejmë një mënyrë për t’u përballur me ta”, thotë drejtori Jovanovski për “Makfax”.

Për të, kërcënimet ndaj punonjësve të burgjeve janë të përditshme, thotë se i marrin gjatë gjithë kohës. Verën e kaluar, pasi u dogjën gjashtë vetura të punonjësve të burgut, drejtori Jovanovski kërkoi nga Ministri i Punëve të Brendshme sigurinë në shtëpitë e atyre punonjësve që ndodhen në vendet e ekspozuara në burg, para së gjithash për mbrojtjen e familjeve të tyre.

Ndryshe, MPB sot njoftoi se mbrëmë është djegur vetura zyrtare e drejtorit të burgut të Idrizovës, Zoran Jovanovski.

“Me datë 15.05.2024 rreth orës 03:35 në Stacionin Policor Kisella Vodë në Shkup është raportuar se në rrethinën e Kisella Vodës është djegur automjeti i parkuar “Volkswagen Passat” me targa të Shkupit në pronësi të Burgut të Idrizovës, e cila ka qenë e parkuar nga Z.J”.

“Nga zjarri janë përfshirë një pjesë e fasadës së objektit dhe disa mjete në ballkonet e kateve të poshtme të. Zjarri është shuar nga ekipi i Brigadës së Zjarrfikësve të Shkupit dhe nuk ka persona të lënduar. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More