Shkup, 5 gusht – Një zjarri ka përfshirë deponinë e egër në Kërçovë, e cila është krijuar nga Komuna dhe NP Higjiena – Kërçovë.
Siç njoftoi kryetari i Komunës së Kërçovës Fatmir Dehari zjarri është shkaktuar nga disa persona të papërgjegjshëm mbi lokacionin grumbullues për transport dhe selektim të hedhurinave.
“Shpreh keqardhje për shqetësimin që u krijua nga zjarri i shkaktuar sot nga persona të papërgjegjshëm mbi lokacionin grumbullues për transport dhe selektim të hedhurinave. Shkaktarët, sipas të gjitha rrethanave qëllimshëm kanë depërtuar në vendin e hedhurinave duke i shmangur edhe kamerat e sigurisë dhe kanë vendosur zjarr mbi makinën e re të vendosur për ballimin dhe selektimin e mbeturinave.
Dehari theksoi se në situata të tilla presin solidarizim me të gjithë dhe jo ndarësi siç po bëjnë disa parti politike.