Shkup, 16 gusht – Një zjarr i madh ka rënë në një shtëpi në Çair, bëjnë të ditur banorët.
Sipas pamjeve në vendngjarje të portalit, i gjithë kati dhe çatia e shtëpisë janë djegur plotësisht, ndërsa në afërsi ndodhet edhe një pallat 8-katësh.
Ekipet e Zjarrfikëses tashmë po bëjnë përpjekje për lokalizimin dhe shuarjen e zjarrit, për të parandaluar zgjerimin e tij në objektet fqinje.