Kosovë Kronika

Digjet një veturë në Prishtinë, Policia po heton rastin

Zhurnal Ads

Sonte pas mesnatës, rreth orës 01:00, Policia e Kosovës është informuar se në rrugën “Bedri Berisha” në Prishtinë është duke u djegur një veturë e tipit BMW.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti, ka bërë të ditur për “Zeri.info” se njësitet e nevojshme policore, si dhe zjarrfikësit kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.

“Menjëherë pas marrjes së informatës njësitet e nevojshme policore, të përkrahur edhe nga zjarrfikësit, kanë dalë në vendin e ngjarjes. Zjarri është lokalizuar, janë shkaktuar vetëm dëme materiale”, deklaroi Ahmeti.

Sipas Ahmetit, hetuesit policorë po vazhdojnë në ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore me qëllim të ndriçimit dhe sqarimit të rrethanave që kanë të bëjnë me rastin. /Zëri

Postime të ngjashme

Vrau me thikë 7 vjeçaren në mes të parkut, shqiptarja del para gjykatës angleze

admin

Shqiptarët e Luginës duan përfshirje në dialog, kërkojnë të drejta të barabarta me serbët në Kosovë

S.B.

​Zyrtarët e Dhomave të Specializuara hynë në zyret e OVL e UÇK-së

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...