Digjitalizim i mësimit për klasën e katërt, të gjitha librat do të arrijnë në kohë në shkolla

Shkup, 25 gusht – Librat që i blen dhe shpërndan MASH në kohë do të arrijnë në shkolla, kumtoi ministrja Milla Carovska. Për klasën e parë shtypen librat me programe të reja mësimore dhe sipas konceptit të ri për arsim fillor edhe ato në kohë do të shpërndahen. Në klasën e katërt, ku gjithashtu do të punohet sipas programeve të reja mësimore si dhe në të parën, duhet të fillojë digjitalizimi.

 

Byroja për Zhvillim të Arsimit, potencoi Carovska, ka përgatitur material për mësim të nxënësve në klasën e katërt. Librat digjital do të vendosen në platforma për shkarkim, ndërsa fëmijët në rrezik social nga shkollat do të marrin pajisje digjitale në të cilat, tha Carovska, janë marrë 3000, ndërsa priten edhe 7000, me të cilat edhe këto nxënës do të kenë qasje të barabartë te përmbajtjet.

“Këto janë materiale për mësim të përgatitura nga Byroja për Zhvillim të Arsimit së bashku me ekipet autoriale dhe të kaluara nga shqyrtues, të përgatitura sipas metodologjisë së dhënë, të cilët kalojnë në klasën e katërt sipas Konceptit të ri”, deklaroi sot Carovska, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve gjatë vizitës së FTIE.

Propozim-ligji për libra dhe material mësimor i cili hasi në rezistencë të digjitalizohen librat me nisma për shprehje të referendumit të qytetarëve, Qeveria e nënvizoi nga procedura kuvendore, ndërsa MASH paralajmëroi se nga shtatori sërish do të organizojë debate për sugjerime të reja me të cilat do të përmirësohet teksti i propozuar.

“Ligji për libra duhet të futet në procedurë, tani është periudha verore. Kuvendi me siguri së shpejti do të kthehet në punë dhe opinioni profesional do të ketë mundësi të shprehet për cilën pjesë të ligjit kanë dilema nëse mundet apo jo të zbatohet. Shumë më mirë do të jetë diskutimi sipas atij Propozim-ligji sepse tani do të kemi shembull të librit digjital, si duket ai dhe cila është vlera e tij e cila nuk mund të krahasohet me libër të shtypur në asnjë moment. Prindërit që do të kenë qasje te materialet për klasën e katërt do të mund të shikojnë nëse zgjidhja e kuizeve dhe multimedia është shumë më interesante për nxënësit madje atëherë do të mundet në shembull direkt të diskutojmë çka na pengon në ligj”, theksoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës.

Potencoi edhe se dëftesat për vitin e kaluar shkollor 2020/2021 janë dorëzuar nga Byroja për Zhvillim të Arsimit në shkolla dhe do t’u shpërndahen nxënësve deri në fund të afatit ligjor, 31 gusht, ose ditën e parë të shkollës.

Në lidhje me mësimin tërëditor dhe qëndrimin ditor, Carovska u përgjigj se vendimet i sjellin komunat sipas kapaciteteve dhe resurseve me të cilat disponojnë shkollat në territorin e tyre.

Related posts

Hulumtim “Ballkan barometri 2021” / Bie besimi i qytetarëve për Bashkimin Europian

R Zh

Shilegov: Me sistemin BRT, Shkupi po i kyçet kryeqendrave të gjelbërta të Evropës

R Zh

Zaev: Këtë ditë t’ia kushtojmë afirmimit të idealeve për paqe, dialogut dhe pajtimit

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More