Shkup, 22 shtator – Zhurnal.mk – Ministri Shaqiri, i shpalosi ambasadorit Toman planet dhe projektet e MSHIA-së lidhur me digjitalizimin dhe reformën e administratës publike. Në takim u shqyrtuan edhe mundësitë mbi shkëmbimin e përvojave dhe praktikave të mira ndërmjet të dy palëve në aspektin e projekteve të tjera lidhur me ministrinë.
Ministri Shaqiri, shprehu falënderimet e tij lidhur me mbështetjen e treguar të ambasadorit Toman, i cili është mysafiri ynë i parë i Bashkësisë ndërkombëtare, me të cilin u takua pas marrjes së pozitës ditë më parë si ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës.