Digjitalizimi mes prioriteteve të mbështetjes së Bankës Botërore ndaj Maqedonisë së Veriut

Shkup, 7 shtator – Partneriteti me Bankën Botërore periudhën e ardhshme do të fokusohet në digjitalizimin si një ndër masat sistematike për luftë kundër korrupsionit, paralelisht me mbështetjen e programeve për përballje me ekonominë gri.

 

Këtë e theksoi kryeministri Zoran Zaevi në takimin e sotëm me drejtoreshën rajonale të Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor, Linda Van Gelder dhe me drejtorin e Bankës Botërore për Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën, Masimiliano Paoluçi në të cilin morën pjesë edhe zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi, si dhe ministri i Financave Fatmir Besimi.

Siç informon pres shërbimi qeveritar, një ndër temat qendrore ka qenë bashkëpunimi për përforcim të sistemit për shëndet publik në periudhën post-kovid, si dhe mbështetja e Bankës Botërore në sigurimin e sistemit për menaxhim të integruar të financave publike.

“Sipas strategjisë për partneritet me Bankën Botërore, mbështetja nga ky institucion ndërkombëtar fokusohet në projektet për zhvillim të aftësive dhe mundësive, veçanërisht për kategoritë më të ndjeshme, të projekteve për përmirësim të shërbimeve komunale, të projekteve infrastrukturore për përmirësim të infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore, për përparim të shërbimeve sociale, për përparim të arsimit fillor, të projekteve për efikasitet energjetik dhe disa të tjera”, theksohet në kumtesë.

Kryetari i Qeverisë e theksoi edhe bashkëpunimin e frytshëm me Bankën Botërore viteve të fundit në një numër të madh të fushave të cilat, përmendi, janë me rëndësi kryesore për vendin, për reformimin dhe modernizimin e këtyre segmenteve të ekonomisë sonë.

Related posts

Shkon në 120 numri i viktimave si pasojë e përmbytjeve në Gjermani

N E

Zëdhënësi i Talebanëve, Mujahid: Amerikanët nuk kanë vend në Afganistan pas 31 gushtit

D V

OBSH: Të realizohen testime për virus në shkolla

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com