Agjencia Zhurnal.mk
Showbiz

Dikush ia publikoi pa leje këngën e re Butrintit

Butrint Imeri ka publikuar një këngë të re! Ose më saktë nuk ka publikuar, por ia kanë publikuar.

Në Internet po qarkullon kënga e re e këngëtarit e titulluar “Gjeje”. Natyrisht është vetëm në versionin audio dhe nuk dihet se si kjo këngë ka dalë nga studioja për tu shpërndarë në rrjet pa lejen e tij.

Vetë këngëtari nuk ka reaguar ende rreth kësaj që ka ndodhur, por fansat e tij, që duhet ta pranojmë se janë ndër më aktivët dhe të zjarrtët, kanë shpërthyer në komente, duke dënuar këtë veprim, shkruan Gazeta Express.

Kënga flet për një histori të mbaruar dashurie ku Butrinti na vjen në rolin e një zemërthyeri.

Në fakt, gjatë verës në rrjet qarkulloi edhe një video e modeles së njohur Dorina Gegiçi, e cila shfaqet duke kërcyer nën tingujt e këngës së re të Butrintit, duke na lënë të kuptohet se do jetë pjesë e klipit.

Kënga duket të jetë shumë ritmike, teksa ra në sy edhe komenti i Butrintit që shkruante asokohe “Phantom”, dhe mendohet se ky është titulli i këngës.

Por, për arsye që ende nuk i dimë kënga nuk është publikuar. Nëse do lançohet më vonë, këtë nuk dimë ta themi.

Postime të ngjashme

Martohet miliarderja MacKenzie Scott, ish-bashkëshortja e themeluesit të Amazonit

S.B.

Dolce & Gabbana kërkon 600 milionë dollarë nga dy blogerë amerikanë

S.B.

Adelina Emini i kushton këngë të ëmës për 8 Mars

S.B.

Genta Ismajli dhe Fero së shpejti sjellin këngën e re

S.B.

Zbulohen emrat e artistëve pjesëmarrës në “Kënga Magjike 2021”

S.B.

Meghan Markle dhe Princi Harry zbulojnë se janë në pritje të një vajze

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...