Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Dilemat rreth ligjit për regjistrimin e popullsisë?

Shkup, 22 dhjetor, zhurnal.mk – Nevoja e regjistrimit të popullsisë është e qartë për të gjithë. Derisa shtetet botërore gjithnjë e më shumë e lëshojnë metodën tradicionale të regjistrimit të popullsisë dhe vendosin për regjistrime vjetore, madje edhe gjysmë vjetore, të cilat kryhen nëpërmjet kryqëzimit të të dhënave nga institucionet shtetërore, Maqedonia e Veriut thuajse 19 vjet nuk mund të organizojë regjistrim të popullsisë. Mospasja e të dhënave statistikore për shoqërinë në të cilën jetojmë dhe punojmë, thjeshtë thënë, është mënjanimi i përballjes me realitetin dhe faktet e institucioneve në vend. Por përfundimisht vitin e ardhshëm do të organizohet regjistrimi i shumëpritur i popullësisë në vend me të cilën do të qartësohen shumë çështje. Propozim ligji për regjistrimin e popullësisë tanimë është në procedurë parlamentare ku deputetët do të japin vlerësimin e tyre për të njejtin.

Deputetët e pushtetit theksuan se nuk duhet që paraprakisht të japin kualifikime për këtë proces. Regjistrimi, theksuan, është më se i nevojshëm duke e pasur parasysh që i fundit është zbatuar përpara më shumë se 20 viteve. Nëse ka vërejtje konstruktive të opozitës, paralajmëruan se do të shqyrtohen gjatë diskutimit të amendamenteve.

Ndërsa me vërejtje ndaj ligjit ka dalur opozita shqiptare, gjegjësisht deputeti i Aleancës për Shqiptarët Halil Snopçe. Ai ka shtruar dilemat në lidhje me besueshmërinë e këtij procesi. Ai thotë se historiku dëshmon se kemi një regjistrim të deshtuar pavarsisht se edhe atëherë ka pasur ligj.

Por sipas tij ligji në fakt nuk është zbatuar dhe pastaj u soll një ligj tjetër me të cilin u amnestuan të gjithë ato që kanë pasur përgjegjësi për dështimin e regjistrimit.

“Pra, ligji edhe në 2011 nuk u zbatua dhe askush nuk u pergjigj. Prandaj thash se duhet të jemi të kujdesshem dhe mos i përsërisim gabimet dhe nëse nuk i eliminojmë dyshimet përsëri mund të përsëriten gabimet. Potencova se vet fakti që të drejtat e qytetarëve varen nga përqindjet, ky ligj është politik sespe si rezultat i regjistrimit në mënyrë qesharake mund të fitohen dhe të humben të drejta. Ne do ti shtrojmë amandamentet për reonizim ndryshe sepse ka disbalanc të madh. Reoni i Gostivarit e ka edhe Vrapcishtin dhe Mavroven dhe me 130000 banore si do të kryhet? Për dallim prej disa rajoneve tjera që kanë më pak banorë edhe se disa fshatra në kuadër të Gostivarit, Tetovës etj. Pra, për 20 ditë është veshtirë të perfshihet gjithë rajoni”, ka deklaruar Snopçe duke shtuar se do të do të propozojnë amandamente që të ketë kontrollë më të madh shtetëror sepse sipas propozimit të gjitha ingerencat për procesin i takojnë entit statistikor.

“Pastaj do shqyrtojme se si të bëhet forma dhe kontrolli i azhurimit dhe vendosjes së dhënave. Unë i kujtova se në 2002 u shkarkua drejtori i DZS për shkak të voluntarizmit gjatë vendosjes së dhënave edhe atë me insistim të ndërkombetarëve. Do të kundërshtojmë që në mjediset e perzier të shkojnë nga dy regjistrues. Kjo do te thotë se ska besueshmeri ndaj shqiptarëve. Pra, shqiptari mund te mer rroga, por unë do ti coj një kontroll që na sjell në poziten e shërbëtorit. Nëse ka dy regjistrues do të kerkojme që ajo të jetë në gjithe teritorin e jo vetëm në mjediset e përzier. Do të kërkojmë kontroll në përpilimin e pyetsorit. Pra, mos jetë e drejtë ekskluzive e entit statistikor. Ka edhe çëeshtje tjera teknike por në fakt jo gjithcka është në ligj. Ligji është i përgjithsuar dhe problemet kryesore mund të ndodhin gjatë shfrytëzimit të metodologjisë që është autonomi e plotë e entit. Pra, nuk janë në ligj ndersa mund të keqpërdoren”, ka deklaruar për Zhurnal, Halil Snopçe, deputet i ASH-së.

Ndryshe, Enti Shtetëror I Statistikës, në fazën e përgatitjes për zbatimin e Regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave, do të duhet të bëj vlerësim thelbësor të gjendjes momentale në Entin Shtetëror për planifikimin dhe përdorimin e mundshëm të burimeve administrative për grumbullimin e të dhënave, si bartës i tërë procesit për regjistrim duhet në mënyrë profesionale dhe me kompetencë ta mbaroj punën, me qëllim që të mos ketë asnjë dyshim në besueshmërinë e këtij operacioni statistikor dhe të rëndësishëm.

Shtetasit e RMV-së të cilët janë për punë të përkohshme ose qëndrojnë jashtë vendit, të dhënat e personit i jep një person mbi 18-vjeç, të cilat më mirë i di, gjatë së cilës do ta japë EMBG-në e tij dhe EMBG-në e personit për të cilin jep të dhëna në regjistrim. Për ata që janë jashtë vendit do të mundësohet që edhe vetë të regjistrohen në periudhën prej 1 marsit deri në 21 prillit nëpërmjet aplikacionit të veçantë i cili do të jetë i qasshëm në ueb-faqen e Entit Shtetëror të Statistikave.

Në vend regjistrimi i parë është bërë në vitin 1948. Janë zbatuar gjithsej 8 regjistrime, a i fundit është bërë në vitin 2002. Në vitin 2011-të filloi të realizohet, por më pas u ndalua.

Postime të ngjashme

Ziadin Sela: Zaev e ka patjetër të nxjerr të vërtetën për rastin “Monstra”

Bexhet Musliu

Ekskluzive / Ja e vërteta e deputetit “kauboj” të ASH-së nga Saraji!

Bexhet Musliu

Ahmeti pas mbledhjes: Të gjitha gjërat janë sqaruar, BDI-ja është më e unifikuar!

Bexhet Musliu

Ish kryeministri Georgievski këshillon se si të zgjidhet çështja me Bullgarinë

T E

Shkëmbi mbi fshatin Radozhdë të Strugës i rrezikshëm për banorët

T E

Sa të rezikuar jemi? Kroacia dhe Slovenia regjistrojnë rastet e para me variantin afrikano jugor

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...