Agjencia Zhurnal.mk.

Dimitov: Nga samiti BE-Ballkani Perëndimor rajonit i duhet premtim i qartë për një të ardhme evropiane

Strasburg, 30 shtator – Ne kemi çka të themi dhe kemi shumë argumente të ngjashme. Realisht, radhën e ka BE-ja. Në këtë kontekst nga samiti BE-Ballkani Perëndimor, rajonit i duhet premtim i qartë për të ardhmen e tij evropiane, deklaroi zëvendëskryeministri për çështje evropiane Nikolla Dimitrov.

Duke u përqendruar në pjesëmarrjen e tij me fjalim special në sesionin vjeshtor në Asamblenë parlamentare të Këshillit të Evropës, Dimitrov, siç njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Strasburgu, theksoi se APKE-ja kohë më parë nuk ka debatuar për Ballkanin, ndërsa orari është i shkëlqyer dhe pret që ky debat të rezultojë me një mbështetje të madhe të 47 vendeve anëtare lidhur me ardhmërinë evropiane të Ballkanit, i cili është shumë i nevojshëm.

“Punët nuk janë të mira dhe duhet të jenë më të mira. Unë tentova përmes tregimit maqedonas si më drastik t’u tregoj veçanërisht 27 vendeve anëtare të BE-së, pse procesi duhet të lëviz. Njëkohësisht në njëfarë mënyre të argumentoj edhe për tërë Ballkanin, për gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor, pse është aq i rëndësishëm Evropa ta mbajë premtimin. Premtimi është dhënë para 18 viteve dhe madje edhe heshta 16 sekonda për t’i simbolizoj 16 vitete që populli maqedonas, të gjithë qytetarët maqedonas i kaluan në pritje për të filluar. Ashtu që mendoj se qëllimin e realizova. Kisha edhe mjaftë takime në margjinat. Mendoj se kemi çka të themi dhe kemi shumë argumente të ngjashme. Mendoj se realisht, radhën e ka BE-ja”, tha Dimitrov.

Për vërejtjet e tija direkte rreth bllokadës së eurointegrimeve tona nga ana e Bullgarisë fqinje, ai përsëriti se nuk është evropiane dhe nuk është vullnetare, e as e përshtatshme kur fqinji ju përzihet në atë çfarë gjuhe flisni.

“Ne flasim maqedonisht, kjo pyetje është për ne, për maqedonasit. Kështu që nuk mund të mos e them këtë. Në të njëjtën kohë, jam i bindur se beteja jonë për identitetin maqedonas është një betejë për identitetin evropian. Java e kaluar ishte një ditë e gjuhëve dhe kulturave evropiane, një ditë e shënuar nga Këshilli i Evropës. Ne jetojmë në një kontinent që është shumë i pasur me diversitet dhe askush nuk mund ta problematizojë gjuhën tuaj në nivelin evropian si kusht për të shkuar drejt një familjeje të tillë. Kjo nuk është mirë. Dhe kjo është arsyeja pse i bëra thirrje udhëheqjes, përgjegjësisë. Është në interes të vendit tonë dhe Bullgarisë fqinje dhe miqësisë për ta zgjidhur këtë në një mënyrë evropiane”, konsideron Dimitrov.

Rreth akuzave nga ana e Bullgarisë për gjoja diskriminim të listës të cilët duan të identifkohen si bullgarë në Maqedoninë e Veriut, ai nënvizon se vendi ynë është shtet me një traditë të gjatë të tolerancës.

Për nonpejpër rreth heqjes së liberalizimit të vizave, rreth mosvendosjes së perspektivave të qarta për vendet e rajonit, kyç do të jetë mesazhi nga samiti BE-Ballkani Perëndimor nga Bërdo afër Kranj në Slloveni. 

Related posts

Kolla e keqe, 46 raste të reja për një javë

Xh M

Shëndetësia po mbetet pa personal, numër i madh infermierësh po lëshojnë vendin!

I.A

Akoma pa zgjidhje problemi i prerjes së druve për ngrohje

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy