Agjencia Zhurnal.mk

Dimitrievski kërkon mbylljen e Kumanovës por ende nuk e dëgjon askush

Kumanovë, 30 mars – Zhurnal.mk – Kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski, sot në emisionin e mëngjesit “Utrinski Brifing”, ka kërkuar edhe njëherë që të mbyllet qyteti i Kumanovës, informon Zhurnal.

Ai shprehet se edhe përskaj kërkesave të vazhdueshme, ende nuk kanë arritur gjuhë të përbashkët me pushtetin qendror.

Ai shtoi se po planifikohet blerje e një sasie shtesë të pajisjeve dezinfektuese dhe se në fund, Maqedonia do ta fitojë luftën ndaj korona virusit.

“Kumanovarët janë krenar dhe shumë njerëz temperament, dhe mendoj se do ta tejkalojmë situatën. Në fund, edhe Kumanova edhe Maqedonia do të fitojnë. Kemi sasi të vogla të pajisjeve dezinfektuese, por kemi ndarë mjete që t’i blejmë. Për momentin po bëhet dezinfektim intenziv”, ka deklaruar Dimitrievski./Zhurnal.mk

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...