Agjencia Zhurnal.mk

Dimitrievski kërkon rezultatet e Inspektoratit Sanitar lidhur me lëshimet nga mbledhja

Kumanovë, 26 prill – Zhurnal.mk – Kryetari i Kumanovës Maksim Dimitrievski kërkon nga Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor që në një afat sa më të shkurtër t’ia dorëzojnë raportin nga ekspertiza që kanë bërë në shtabin komunal të krizës për mbledhjen ku morën pjesë Spasovski, Osmani, Filipçe dhe Ademi, informon Zhurnal.

Mbikqyrja e inspektorëve për lëshime të mundshme dhe përgjegjësi erdhi pasi përfaqësues të Qeverisë përfunduan në izolim sepse nuk e kanë ditur se Dimitrievski dhe anëtarë të tjerë të shtabit në Kumanovë janë testuar, e më pas rezultuan pozitiv ndaj Covid 19.

Dimitrievski ka reaguar menjëherë pasi ka marë vesh se raporti është gati dhe kërkon nga drejtoresha e ISHSSH, Irinka Sotirova Buhova, në afat sa më të shkurtër ta dorëzojë edhe në komunë.

Dimitrievski shprehet se testimet i kanë bërë sipas të gjitha protokoleve. Më pas dy teste të tjera kanë dalë negative për çka e ka njoftuar ministrin Filipçe për të kërkuar sqarim, por ende nga atje heshtin.

Filipçe lidhur me raportin njoftoi se ka patur lëshime në atë takim por pa dhënë detaje. Ai tha se së pari do të konsultohet me MPB-në./Zhurnal.mk

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...