Dimitrievski: Maqedonia me “Znam” ka shansin historik për opsionin e tretë

nga Redaksia

Kumanovë, 28 prill – Kryetari i Lëvizjes “Znam”, Maksim Dimitrievski, në zgjedhjet e 8 majit, pret mbështetje më të madhe nga qytetarët. Ai vlerëson se partia e tij, mund të ofrojë risi në skenën politike në vend.

“Maqedonia ka shansin historik për të formuar forcë të re politike dhe realisht opsion të tretë qytetar që do të punojë në interes të qytetarëve dhe jo të subjekteve politike. Me mbështetjen e 8 majit për “Znam” formojmë subjektin e tretë politik që do të jetë koorektues i pushtetit por edhe I opozitës. Kam një mesazh edhe për LSDM-në. Ata që fshinë ASNOM-in si postulat nga Kushtetuta e Maqedonisë nuk mund të prezantohen si pasardhës të tyre. Vlerat e vërteta të Manifestit të Krushevës janë në Lëvizjen “Znam” për Maqedoninë tonë”, tha Dimitrievski. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More