Dimitrievski: Në zgjedhjet e ardhshme qytetarët në Kumanovë do të fitojnë

Kumanovë, 31 gusht – Kryetari aktual i Komunës së Kumanovës dhe kandidat i pavarur në këto zgjedhje lokale, Maksim Dimitrievski tha se janë përmbyllur listat për këshilltarë.

 

“Lista e këshilltarëve “Për Kumanovën tonë” kishte mbështetjen e mbi 1.250 qytetarëve”, tha Dimitrievski duke falënderuar qytetarët për mbështetjen masive.

Ai po ashtu tha do të punojnë për zhvillimin e qytetet dhe të ardhmes së qytetarëve siç është bërë deri tani por me më shumë ambicie dhe energji.

Sipas tij, qytetarët e Kumanovës janë ata që dhanë mbështetje për një koncept të tillë dhe ata do të fitojnë në zgjedhje.

“Në zgjedhjet e ardhshme në Kumanovë do të fitojnë qytetarët”, tha Dimitrievski.

Related posts

Mot me diell dhe vranësira mesatare

Z H

Komuniteti i biznesit kërkon mos të ketë pritje në kufi dhe vetëm një leje pune

Z H

Do të formohet NP për menaxhim dhe mbrojtje të Parkut Nacional Mali Sharr

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More