Agjencia Zhurnal.mk

Dimitrievski: Pa reforma, bujqësia do të përballet me probleme të mëdha

Shkup, 28 janar, zhurnal.mk – Parcela të vogla me nga dy hektarë, mosrespektimi i marrëveshjeve mes blerësve dhe prodhuesve, si dhe efekti minimal i kooperativave janë mangësitë kryesore të tregun vendor të prodhimeve bujqësore. Këto ishin një pjesë e konkluzioneve nga takimi i ekspertëve nga më shumë universitete dhe institucione nga vendi për mangësitë e sektorit bujqësor. Sipas tyre, prodhimet bujqësore nga Maqedonia ballafaqohen me konkurrencë të fuqishme nga vendet e huaja dhe me potencial të dobët eksportimi. Shteti domosdo duhet të bëjë reforma nëse duam të jemi në rrjedhë me tregjet më të zhvilluara.

“Në disa nga vendet përreth gjithnjë e më shumë zhvillohet një prodhimtari e caktuar bujqësore që është e ngjashme me prodhimtarinë tonë dhe prodhimet tona gjithnjë e më shumë do jenë nën presion nga konkurrenca serioze. Në këto shtete ndërtohen kapacitete serioze, ndërsa përparësitë komparative që vijnë nga kushtet natyrore në prodhimtari u japin mundësi të arrijnë më shpejtë në tregje dhe me shpenzime më të pakta t’i plasojnë prodhimet”, deklaroi Dragi Dimitrievski, profesor në Fakultetin e Bujqësisë.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...