Agjencia Zhurnal.mk

Dimitrov – Auresku: Përfshirja e Ballkanit Perëndimor në përgjigjen e BE-së në përballje me krizën dhe pasojat

Shkup, 31 mars – Zhurnal.mk – Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov pati bisedë telefonike me shefin e diplomacisë rumune Bogdan Auresku, i cili sot ishte paraparë ta vizitojë Shkupin, por vizita u anulua për shkak të gjendjes me pandeminë së koronavirusit (KOVIDD-19).

Siç bëri të ditur MPJ-ja, gjatë bisedës, janë dërguar urime nga ana e Rumanisë, si dhe për shprehjen e falënderimit nga ana e Maqedonisë së Veriut për mbështetjen e vazhdueshme nga Rumania për integrimin evropian dhe euroatlantik të Maqedonisë së Veriut, procese shumëvjeçare të cilat në mars të këtij viti i kurorëzuan me sukses – anëtarësim të plotfuqishëm të Maqedonisë së Veriut në NATO më 27 mars dhe vendimin e marrë të Këshillit për Punë të Përgjithshme të BE-së më 24 mars të këtij muaji për fillimin e negociatave aderuese me Maqedoninë e Veriut.

Bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime edhe për gjendjen aktuale të shkaktuar nga pandemia globale dhe koronavirusi, sfidat dhe mundësitë, me ç’rast është thekuar nevoja e solidaritetit dhe bashkëpunimit, si dhe përfshirja e Ballkanit Perëndimor në përgjigjen e BE-së në përballjen me krizën dhe pasojat.

Ministrat shprehën kënaqësi nga zhvillimi i deritanishëm i marrëdhënieve dypalëshe dhe bashkëpunimit të cilat i karakterizojnë me dialog të hapur dhe konstruktiv dhe respektim të ndërsjellë. Janë theksuar interesi dhe përpjekjet e përbashkëta për zhvillim të mëtejshëm të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit të përgjithshëm, veçanërisht në fushën e ekonomisë dhe në këtë drejtim janë shprehur edhe pritjet, në periudhën e parë të mundshme në të ardhmen të inicohen dhe realizohen vizita dhe takime të ndërsjella si konfirmim për këto përpjekje.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...